Për rolin e Greqisë në rajon dhe për Marrëveshja e Prespës e cila e zgjidh kontestin tridhjetëvjeçar, mes të tjerash foli, kryeministri grek Aleksis Cipras në fjalimin e tij para emigrantëve grekë në pritjen e organizuar në Konsullatën e Përgjithshme të Greqisë në Nju-Jork.
Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, Cipras tha se zgjedhja e qeverisë është të përmirësojë pjesëmarrjen dhe rolin e Greqisë në Ballkan “si vend kryesues i cili e zgjodhi kontestin shumëvjeçar, i cili nuk fshihet dhe luan rol stabilizues në rajon”.
“Për atë dhe e kemi bërë këtë marrëveshje të vështirë, me ndjenja të thella të detyrës patriotike, marrëveshje me fqinjët tanë të veriut, gjithashtu duke garantuar gjënë më të rëndësishme, e cila për ne është historia jonë, historia e Maqedonisë tonë, historia antike greke e Maqedonisë. U përcaktuam për këtë zgjidhje, që në të njëjtën kohë na jep mundësi për të zgjedhur kontestin tridhjetëvjeçar, por dhe për të përmirësuar rolin gjeopolitik dhe rëndësinë e vendit, sepse duam që Greqia të jetë protagoniste në Mesdheun Juglindor, duam që Greqia të jetë protagoniste në Ballkan”, tha kryeministri grek. (MIA)