Maqedonia sot fillon procesin e skriningut për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian.
Në Komisionin Evropian në Bruksel ka një delegacion 40 anëtarësh, i përbërë nga ekspertë nga institucionet relevante shtetërore që kanë kompetencë në këtë fushë, i udhëhequr nga kryenegociatori politik, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, ndërsa në përbërjen e tij janë edhe ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, negociatori kryesor teknik Bojan Mariçiq dhe ekspertë nga Sekretariati për Çështje Evropiane.
Këshilltari Shtetëror për Çështjet Evropiane dhe Shefi i Kabinetit të zëvendëskryeministrit Osmani, Dragan Tilev, në një deklaratë për MIA-n, thotë se pas konkludimeve të qershorit të Këshillit të BE-së, hapet hapësira për fillimin historik të përgatitjeve për skriningun shpjegues, i cili u njoftua zyrtarisht me vizitën e Komisionerit të BE-së për Zgjerim, Johanes Han.
Skriningu, thotë ai, praktikisht fillon sot dhe nesër me Kapitullin 23 Legjislacioni dhe të drejtat fundamentale.
“Ne po fillojmë një maratonë që do të zgjasë për një periudhë më të gjatë kohe, gjatësia e së cilës varet kryesisht nga ne dhe nga gatishmëria jonë për ndryshime dhe reforma të thella”, tha Tilev për MIA.
Ai sqaron se ky është një rishikim analitik i hollësishëm i legjislacionit evropian në të gjitha 33 kapitujt në të cilin është i grupuar i gjithë Acquis Communautaire (i tërë legjislacioni evropian, i cili përfshin aktet themeluese të BE-së, si dhe të gjitha rregulloret, direktivat, vendimet, praktika ligjore, por gjithashtu akte ndërkombëtare të miratuara nga BE brenda OKB-së, Këshilli i Evropës …).
Shqyrtimi analitik për të gjitha 33 kapitujt do të zgjasë një vit, deri në shtatorin e ardhshëm, pasuar nga vazhdimi i skriningut dypalësh dhe përgatitja e raporteve të skriningut të përgatitura nga Komisioni Evropian dhe të miratuara nga shtetet anëtare të BE-së përmes një procedure, tha Tilev për MIA-n.
Në këtë periudhë, gjithsej mbi një mijë ekspertë marrin pjesë në 33 sesione shpjeguese të rishqyrtimit analitik të legjislaturës evropiane, të cilat do të zgjasin gjithsej 70 ditë pune.
“Administrata e Maqedonisë është krejtësisht e gatshme për këtë fazë të rishqyrtimit analitik, ndërsa gjatë vet sesioneve shpjeguese do të mund të njoftohet shumë më hollësisht me rregullat evropiane dhe përvojat nga implementimi i tyre, që po ashtu shkon në favor të përgatitjes së mëtejshme të administratës sonë për fazat e ardhshme të negociatave inkuadruese”, deklaroi për MIA-n këshilltari shtetëror për çështje evropiane.
Zëvendëskryeministri Osmani të dielën vlerësoi se fillimi i të ashtuquajturit skrining shpjegues është pikë kthyese me të cilën Maqedonia edhe formalisht e fillon pjesën e fundit të rrugës drejt BE-së.
Procesi pritet të përfundojë deri në qershor të vitit 2019, pas çka duhet të fillojnë edhe negociatat për anëtarësim në BE.
Me qëllim që të mund të përfshihen të gjithë që dëshirojnë dhe mund të ndihmojnë në skriningun dhe procesin negocues, Qeveria ka publikuar shpallje për krijimin e Regjistrit të ekspertëve të jashtëm. Deri më 10 tetor të interesuarit duhet të parashtrojnë biografi pune dhe letër motivuese me kapitull të cekur ose nëntemë, për të cilën ka ekspertizë.
Administrat dhe institucionet do të jenë bartës të këtij procesi, por është e domosdoshme pjesëmarrje aktive dhe përfshirje e të gjithë aktorëve në shoqëri dhe mobilizim i të gjithë resurseve njerëzore, me të cilët disponon shteti.
Këshilltari për eurointegrime Mariçiq, i cili është edhe negociues kryesor teknik, thotë se qëllimi është krijimi i bazës së ekspertëve nga një ose me shumë kapituj në jurisprudencën e BE-së për angazhim në afat të shkurtë ose të gjatë, gjatë tërë procesit.
Skrining – investigim analitik të harmonizimit me drejtësinë e BE-së
Skriningu është operacion formal dhe teknik që e kryen Komisioni Evropian, me qëllim që të përgatiten negociatat për anëtarësim me vendin kandidat. Si proces, ai ka për qëllim, nga një anë, të njoftojë të gjitha vendet kandidate me drejtësinë e BE-së dhe në këtë mënyrë t’i përgatisë për negociata. Nga ana tjetër, qëllim është që të mundësohet që Komisioni dhe vendet anëtare ta vlerësojnë shkallën e përgatitjes së vendit kandidat.
Skriningu zgjat rreth një vit dhe zbatohet në bazë të programit të përgatitur nga ana e Komisionit. Pas skriningut të përfunduar në kapitullin përkatës, Këshilli vendos për fillimin e negociatave, me rekomandim të Komisionit.
Raporti i skriningut përmban katër pjesë – shpjegim të drejtësisë së BE-së në kapitull, rezultate nga skriningu – informacione të dhëna nga vendi kandidat dhe vlerësim të Komisionit, konkluzione dhe rekomandime të Komisionit, dhe në pjesën e fundit Komisioni i rekomandon Këshillit nëse të hapen negociatat për kapitullin dhe, nëse jo, cilat kritere të vendosen.
Maqedonia 13 vite vend kandidat
Maqedonia nga viti 2005 është kandidate për anëtarësim në BE.
Maqedonia në vitin 2001 e para nga rajoni e ka nënshkruar Marrëveshjen e stabilizim-asociimit. Në vitin 2004 ka aplikuar për anëtarësim, ndërsa në dhjetor të vitit 2005 u mori statusin vend-kandidat.
Në vitin 2009, pas disa reformave të thelluara në sferat kyçe, e mori për herë të parë edhe rekomandimin e Komisionit Evropian, paralelisht dhe me regjimin e liberalizuar të vizave dhe që atëherë e këtej nëntë herë me radhë, përfundimisht edhe me këtë rekomandim në vitin 2018, KE-ja rekomandon që Maqedonia t’i fillojë negociatat inkuadruese, por shkaqe të njohura politike deri më tani kjo nuk ka ndodh.
Rekomandimet e Komisionit në vitin 2015 dhe 2016 janë kushtëzuar rekomandimet – e kushtëzuara me Marrëveshjen e Përzhinës, implementimi i prioriteteve urgjente reformuese dhe zbatim i zgjedhjeve korrekte.
Komisioni Evropian në raportin për vendin më 17 prill këtë vit rekomandoi që Maqedonia t’i fillojë rekomandimet me BE-në.
Këshilli Evropian më 26 qershor e mbështeti vendimin për hapje të kushtëzuar të bisedimeve me Maqedoninë, që duhet të fillojnë në qershor të vitit 2019. Kjo do të varet nga plotësimi i katër kushteve – zbatim i prioriteteve urgjente reformuese, zbatim i marrëveshjes për emrin, raporti pozitiv i Komisionit Evropian dhe vendimi i Këshillit të BE-së.
Nëse plotësohen kushtet, konferenca e parë ndërqeveritare do të fillonte para fundit të vitit 2019.
Neda Dimova Prokiq