“Mendoj se kjo do të jetë zgjidhja më e mirë në këtë moment sepse nuk shoh se dikush tjetër ofron alternativë më të mirë”, thotë një qytetare nga Vallandova në pyetjen e CIVIL Media, cili është qëndrimi i qytetarëve për referendumin.
“Unë jam për Maqedoni evropiane”, “Dyert nga bota janë të hapura, deri tani ishim si kope”, “Mjaft u fundosëm në baltë, duhet të shkojmë para”, “Për ardhmëri më të mirë, për ne, për nipërit dhe fëmijët, për të gjithë!”, ishin disa nga përgjigjet pozitive të qytetarëve të Vallandovës.
Disa nga qytetarët ende nuk kanë vendosur si dhe nëse do të votojnë të dielën. “Nuk e di, ende nuk kam vendosur. Ka kohë”, “Për referendumin kush si dëshiron…”, thonë ata.
Tjerë thonë se nga suksesi i referendumit do të kenë dobi edhe ata që janë kundër. “Dua të ketë sukses referendumi. Sepse do të jetë më mirë për të gjithë. Madje edhe ata që janë kundër, do të kenë dobi nga referendumi, nga suksesi i referendumit”.
M. Ivanovska
Kamera: Goran Naumovski
Montazhi: Bunjamin Kamberi