Në zyrën e Avokatit të Popullit, të dielën më 30 shtator, në ditën e mbajtjes së Referendumit, në periudhën nga ora 7 deri 19, do të funksionojë lidhja telefonike 0800-54321 në të cilën qytetarët do të mundet të paraqesin lëndime të së drejtës së votimit, të drejtës së shprehjes së mendimit dhe qëndrimit për çështjen e referendumit.
Do të jenë të hapura shtatë zyrat e Avokatit të Popullit në: Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe Shtip, me qëllim t’u ndihmohet qytetarëve në realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre.
Përveç paraqitjeve personale si dhe në lidhjen falas, qytetarët do të mund të paraqiten për mbrojtjen e të drejtave të tyre edhe në këto numra: Tetovë 044 344-082, Strumicë 034 329 996, Kërçovë 045 228-586, Manastir 047 242-310, Shtip 032 389-701 dhe Kumanovë 031 431-488.
Avokati i popullit në këtë rast përkujton për rëndësinë e veçantë të realizimit të së drejtës së deklarimit të drejtpërdrejtë, dhe vlerëson se deklarimi i qytetarëve dhe qëndrimi i tyre për këtë çështje të referendumit, është edhe obligimi i tyre dhe kontributi aktiv për të ardhmen e shoqërisë.
Avokati i popullit njëkohësisht i përkujton dhe apelon deri te të gjithë përbërësit e shoqërisë, të mos i pengojnë qytetarët në realizimin e të drejtës së tyre të garantuar për deklarim personal, dhe i inkurajon qytetarët që të paraqesin çdo ndikim eventual, qëndron në kumtesën e Avokatit të Popullit.