Për suksesin në referendum vendosin ata që votojnë, ndërsa ata që nuk votojnë as nuk numërohen, deklaroi kryeministri Zoran Zaev.
“Për suksesin vendosin ata që votojnë, ndërsa ata që nuk votojnë as nuk numërohen. Nëse ka shumicë me ‘kundër’ madje edhe një votë më shumë, kjo do të thotë që unë dhe Parlamenti të gjithë e anulojmë marrëveshjen. Nëse ka shumicë të madhe të dukshme me ‘për’, kjo do të thotë se të gjithë pa dallim nëse janë në pushtet ose opozitë duhet ta ndjekin drejtimin që e kanë dhënë qytetarët”, tha Zaev dje në konferencën për shtyp në Qeveri në pyetjen nëse referendumi i pasuksesshëm do të thotë edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Sipas tij, vota e qytetarëve dhe vendimi i qytetarëve është drejtimi përmes të cilit do të lëvizin partitë politike, politikanët vetëm duhet ta ndjekin atë udhërrëfyes.
Edhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, dje nga tribuna qytetare “Dil PËR Maqedoninë evropiane” që u mbajt në Strumicë porositi se ata që do të dalin për të votuar marrin pjesë në vendimin për ardhmërinë e vendit.
“Populli flet kur voton. Demokracia nënkupton votim. Dhe nëse nga viti 2005 e këndej, thonë apo themi referendum, referendum, referendum, ja për disa ditë më 30 shtator. Vetëm ata që do të thonë për apo kundër do të marrin pjesë në vendimin për të ardhmen e Maqedonisë”, ka thënë Nikolla Dimitrov.
Në fjalimin e tij para qytetarëve të pranishëm ai e sqaroi gjenezën e kontestit për emrin me Greqinë dhe me këtë rast theksoi se Marrëveshja me fqinjin tonë jugor është e pashmangshme, sepse, thotë, nuk ka mënyrë për ta detyruar Greqinë t’ju dojë dhe të nënshkruajë marrëveshje pa të cilën ajo mundet.
Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, megjithatë, përsëriti se përderisa nuk arrihet konsensus në referendum, vendimi merret nga Kuvendi.
“Nëse nuk ka konsensus, nuk është fundi i botës për institucionet shtetërore. Institucionet shtetërore funksionojnë në bazë zë zgjedhjeve dhe ato ndryshojnë përmes zgjedhjeve. Kuvendi është bartës i atij procesi”, deklaroi Xhaferi.
Kryetari i Kuvendit të Sllovenisë Dejan Zhidan, i cili gjendet për vizitë në Maqedoni, pas takimit me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë Talat Xheferi dje porositi se Maqedonia në çfarëdo kuptimi i përket familjes së popujve evropian dhe për këtë shpreson se qytetarët do ta shfrytëzojnë mundësinë historike dhe do të vendosin me pjekuri, guxim dhe përgjegjësi për të ardhmen e tyre dhe të gjeneratave të ardhshme.
“Maqedonia në mënyrë historike, kulturore, politike dhe gjeografike hyn gjegjësisht i takon familjes së popujve evropianë, BE-ja dhe NATO-ja të cilat janë garantues themelor të sigurisë dhe stabilitetit, si dhe respektimit të vlerave të përbashkëta të popujve. Anëtarësimi në të mundëson një numër të madh të mundësive për zhvillim të mirë dhe të shpejtë të ekonomisë, dhe kushte më të mira për jetë dhe zhvillim në çdo fushë në vend”, theksoi Zhidan.
Konsideron se zgjidhjen që e ofron Marrëveshja e Prespës i hap dyert e NATO-s dhe mundëson fillimin e negociatave për në BE, e në të njëjtën kohë e ruan identitetin maqedonas dhe gjuhën maqedonase të cilat, siç tha, shumë vite mbrapa ishin shqetësim të gjuhës maqedonase dhe maqedonasve.
“Kompromisi është i vështirë, por i nevojshëm dhe besoj se është i mirë. Çdo kompromis kërkon lëshime, por, nëse na i sjell ato që janë më të rëndësishme kjo është me rëndësi të jashtëzakonshme për të gjithë, madje edhe për shtetasit e Maqedonisë”, tha kryetari i Kuvendit të Sllovenisë.
Shtefan Peter, si investitor i huaj dhe kryetar i i Këshillit për investitorë të huaj në pres-konferencën e e djeshme deklaroi se dëshiron ta shohë Maqedoninë të integruar në BE, sepse me këtë do të ketë kushte më të mira afariste edhe për biznesmenët edhe për të punësuarit. Përmendi disa nga pasojat me të cilat mund të përballet vendi nëse nuk hyn në BE, si dhe në faktin se qytetarët duhet në mënyrë aktive të marrin pjesë në demokraci, dhe se ai që nuk ka votuar, e humb të drejtën që të ankohet.
“Secili mund të sjellë vendim të dielën, por nuk është me rëndësi vetëm se si do të votoni. Së pari, është me rëndësi të dilni në votim dhe në mënyrë aktive të merrni pjesë në demokraci. Pastaj të mos jenë egoist dhe të mendoni vetëm për vete, por mendoni edhe për pasojat nga vota juaj për të ardhmen. Që të funksionojë demokracia, duhet të jemi popull, i cili merr pjesë, e jo vetëm të mbikëqyrim. Ai i cili nuk ka votuar, e humb të drejtën që të ankohet”, porositi Peter. (MIA)