Shërbimi evropian për luftë kundër mashtrimeve (OLAF) ka filluar hetim në Greqi për keqpërdorim eventual të mjeteve nga Bashkimi Evropian dedikuar për refugjatë.
Mediat greke njoftojnë se hetimi për gjoja parregullsitë ka të bëjë me dërgimin e ushqimit për refugjatët në Greqi dhe ka filluar pas informacionit, të cilin OLAF-it në vitin 2017 ia zbuloi një përfaqësues i Drejtorisë së përgjithshme “Emigracion dhe punë të brendshme” të Komisionit Evropian. Përfaqësues të shërbimit evropian sqaruan se gjoja keqpërdorimi momentalisht hetohet që nuk do të thotë se persona të implikuar të cilët kanë bërë mashtrime.
Vitin e kaluar organizata joqeveritare “Solidaritet tani” kërkoi nga Parlamenti Evropian që të zbatojë hetim për keqpërdorim të mundshëm me mjetet e dedikuara për ndihmë të refugjatëve në Greqi. Organizata vazhdimisht i thekson kushtet e këqija për jetesë të refugjatëve në Greqi dhe faktin se vendi ka marrë mjete të konsiderueshme nga Brukseli për përmirësim të gjendjes së refugjatëve. (MIA)