Trembëdhjetë persona janë lënduar më lehtë në tetë nga gjithsej 15 aksidente që kanë ndodhur gjatë 24 orëve në Qytetin e Shkupit. Në shtatë aksidente është shkaktuar vetëm dëm material.
Gjatë 24 orëve me shpejtësi më të madhe nga e lejuara kanë drejtuar automjetin 35 shoferë, dy kanë qenë nën ndikim të alkoolit, 12 kanë drejtuar automjetin para se të marrin të drejtën të drejtimit të automjetit dhe tre kanë qenë fillestarë. Gjashtë shoferë kanë kaluar udhëkryqin në dritë të kuqe, ndërsa dy nuk u kanë dhënë përparësi këmbësorëve.
Nga trafiku janë përjashtuar 13 automjete të paregjistruara dhe një teknikisht të parregullta.
Policia e trafikut ka lëshuar 14 gjoba për parkim të parregullt, ndërsa me automjetin special “karrotrec” janë larguar 65 automjete. (MIA)