Mjaft u poqëm si shoqëri që të përballemi me realitetin – rrugën drejt BE-së dhe NATO-s të udhëhequr përmes marrëveshjes me Greqinë për emrin, dhe i tillë është realiteti. Të gjithë liderët, duke filluar nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg deri te kancelarja gjermane Angela Merkel treguan se nuk ka plan B që të ulemi në atë tryezë dhe të gjithë që tashmë ulen, duan të na shohin atje.
Këtë sot në konferencën për shtyp e deklaroi shefi i diplomacisë Nikolla Todorov, duke i sqaruar të gjitha aspektet e Marrëveshjes me Greqinë.
Dimitrov tha se janë shumë të fuqishme garancitë për pranimin tonë në Aleancë, sepse marrëveshja nuk mund të hyjë në fuqi nëse Greqia në Parlamentin e saj nuk i ratifikon protokollet për anëtarësimin tonë në NATO.
“Nëse nuk ndodh ajo marrëveshje, nuk do të hyjë në fuqi”, përsëriti shefi i Diplomacisë.
Në konferencën për shtyp, ai në mënyrë të hollësishme i sqaroi apektet e marrëveshjes sepse, siç tha, në takime me qytetarët këto javë të fundit, ka parë se ka shumë dezinformara rreth marrëveshjes.
Përsëriti se lidhur me përcaktimin gjeografik shtohen e Veriut ndaj emrit Maqedoni.
“Shtetësia do të jetë shtetas/maqedonas të Maqedonisë së Veriut, siç do të regjistrohet në të gjitha dokumentet e udhëtimit. Zyrtarisht gjuha do të jetë “gjuhë maqedonase”. Kjo është me rëndësi dhe me këtë të afirmohet gjuha maqedonase, Kodet ndërkombëtare mbesin MK dhe MKD me përjashtim të targave”, theksoi Dimitrov.
Ai edhe një herë përsëriti se për ne termet Maqedoni dhe maqedonas e shënojnë territorin tonë, popullin tonë populli maqedonas, me të gjitha karakteristikat dhe atributet me historinë, kulturën me trashëgiminë tonë kulturore.
“Këtu janë çështjet e identifikimit. E drejta jonë e vetëpërcaktimit dhe vetëidentifikimit – fakt se kjo copë tokë është pjesë e rajonit më të gjerë gjeografik të Maqedonisë, ka pjesë edhe në Greqi dhe në Bullgari. Maqedonia ka të bëjë me territorin tonë, popullin dhe maqedonas me të gjitha karakteristikat”, theksoi Dimitrov.
Tha se amendamentet kushtetuese që duhet të miratohen pas referendumit do t’i formulojë Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, me shumicën e dy të tretës, me debat publik, me debat në komisione, ky është proces me afat të fuqishëm të përcaktuara me rregulloren. (MIA)