Ministria e Drejtësisë dhe Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI) sot organizojnë diskutim publik për projekt-tekstin e Propozim-ligjit për parandalimin e korrupsionit dhe përplasjes së interesave.
“Ligji i ri para së gjithash duhet të sigurojë përforcim të efikasitetit dhe pavarësisë së Komisionit Shtetëror për parandalimin e korrupsionit (KSHPK) dhe arritjen e parandalimit efikas dhe luftës kundër korrupsionit”, kumtoi Ministria e Drejtësisë.
Në diskutimin publik sugjerime dhe vërejtje mund të dorëzojnë përfaqësuesit e institucioneve, shoqatave dhe fondacioneve, odave, sindikatave dhe bashkësisë akademike.
Janë paralajmëruar fjalime të ministres së Drejtësisë, Renata Deskoska, drejtoreshës së Institutit ndërkombëtar republikan Ilina Mangova dhe ekspertit Slagjana Taseva. (MIA)