Komisioni komunal zgjedhor në Kërçovë është plotësisht i gatshëm për votimin në referendum. Nesër do të kryhet edhe trajnim i anëtarëve të këshillave zgjedhor, me qëllim dita e votimit të kalojë në mënyrën më të mirë, thotë kryetarja e Komisionit komunal zgjedhor, Antigona Seferi.
“Do të doja që të njoftoj gjithë qytetarët të cilët janë të sëmurë dhe të pamundur dhe të cilët duan të shfrytëzojnë të drejtën qytëtare, apo të drejtën e votës në kushte shtëpiake që nesër deri në ora 24 është afati i fundit i paraqitjes me dokumentet e nevojshme mjekësore nga mjeku specialist, por edhe dokument adekuat nga Qendra për punë sociale për ato persona të cilët shfrytëzojnë kujdes nga dikush tjetër”, ka thënë Seferi. (MIA)