Agjencia e Pagesave sot i pagoi 10 kërkesat e para për fondet nga Programi IPARD 2.
Siç kumtoi drejtori i Agjencisë Nikollçe Babovski pas vizitës në një fermë në Grushinë, janë nënshkruar gjithsej 898 marrëveshje me vlerë të përgjithshme prej 15,6 milion eurosh, nga të cilat 11,7 milion bujq do të fitojnë nëpërmjet fondeve evropiane.
“Presim që numri i përgjithshme i kontratave të nënshkruara të arrijë 900”, theksoi Babovski.
Sipas ministrit të Bujqësisë Ljupço Nikollovski, me IPARD 2 Maqedonia nga BE-ja ka fituar 60 milionë euro për investime dhe modernizimin e bujqësisë. (MIA)