Çdo fëmijë, çdo pensionist, çdo qytetar i punësuar ose i papunë në Republikën e Maqedonisë, Zoran Zaev i ka bërë borxhli me 30 euro të reja para referendumit. Pushteti i udhëhequr nga LSDM nuk ndalet me shpërdorimet, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE.
Republika e Maqedonisë është bërë borxhli me 57 milion euro të reja të cilat askush nuk e di se ku përfundojnë. Nuk ka projekte të reja, nuk ka investime të reja dhe për atë shpenzimet për jetesë rritej, standardi bie, ndërsa qytetarët mezi ia dalin në krye.
Me LSDM-në në pushtet, borxhi publik për herë të parë në historinë e shtetit tejkaloi 5 miliard euro, ndërsa ai shtetëror 4 miliard.
“Qytetarët nuk e dinë se ku përfundojnë paratë e tyre, dhe për atë Zoran Zaev në përpjekjen ta mbulojë marrëveshjen kapitulluese hedh dhjetëra milion euro para të popullit që të servojë gënjeshtra dhe manipulime me qëllim ta arsyetojë pranimin e linjave greke”, thuhet më tej në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.
Nuk ekziston sektor në Republikën e Maqedonisë i cili nuk është i goditur nga politikat katastrofale të këtij pushteti.
LSDM për një vit e gjysmë tregoi dhe dëshmoi se si nuk duhet të udhëhiqet shteti. Ekonomia është katastrofale në çdo fushë, ndërsa zgjidhje nuk ka. Sa më shpejt të largohen, dëmet do të jenë aq më të vogla.
Pikërisht për atë u bëjmë thirrje të gjithë atyre që janë kundër politikave të tilla destruktive të Zaevit dhe kartelit kriminel të pushtetit më 23 shtator të vitit 2018 (e diel) me fillim në orën 13:00 para hotelit Palas (në rrugicën e Liqenit të Ohrit) të përfshihen në marshin protestues të VMRO-DPMNE-së. (MIA)