Në zonën industriale Vizbeg në nëntor të këtij vitit do të fillojë ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit dhe të kanalizimit, për çka do të investohen tetë milionë euro, paralajmëruan gjatë vizitës së sotme në këtë zonë, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski dhe kryetari i Komunës së Butelit, Velimir Smilevski.
Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi dhe kanalizimi” në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve sot e dorëzoi projektin për ndërtimin e ujësjellësit me gjatësi prej shtatë kilometrash, ndërsa Ministria dikasteriale, siç tha Sugareski, në afat sa më të shpejtë të mundshëm do të përgatisë dokumentacion në terren dhe do të shpallë thirrje për ndërtim. Financat për realizimin e projektit janë planifikuar në buxhetet e Ministrisë në vitet në vijim.
“Pritjet janë që projekti të jetë gati në vitin 2020, por planifikojmë me përpjekje të madhe nëse mund të përfundojë edhe deri në fund të vitit të ardhshëm”, tha Sugareski.
Në bashkëpunim me Komunën e Butelit dhe Qeverinë, do të rregullohet infrastruktura në zonën e Vizbegut me çka, sipas ministrit, do të realizohet premtimi para biznesmenëve të cilët punojnë për sigurimin e kushteve më të mira për punë.
Në zonën industriale Vizbeg, punojnë rreth 200 kompani, ndërsa sipas kryetarit të Komunës së Butelit, Velimir Smilevski, ka dobi për ndërtimin e kapaciteteve dhe nga ekonomistë të tjerë, për çka punohet në planin e detajuar.
Në zonë, përveç fillimit të ardhshëm të punës për ndërtimin e ujësjellësit i cili do të ndërtohet me 1,6 milionë euro dhe në rrjetin e kanalizimit për çka do të shpenzohen shtatë milionë euro, do të përmirësohet edhe infrastruktura rrugore. (MIA)