Ministri për Vetëqeverisje Lokale, Suhejl Fazliu sot në Shkup do ta hapë Konferencën rajonale për promovimin e demokracisë lokale në Ballkanin Perëndimor.
Konferenca organizohet në kuadër të Programit të financuar nga Bashkimi Evropian (BE) e cila impementohet në Republikën e Maqedonisë, Serbi, Bosnjë e Hercegovinë, Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi dhe ka për qëllim të forcojë kapacitetet e administratës lokale dhe të sektorit qytetar për bashkëpunim transparent. (MIA)