Një person e ka humbur jetën, 14 të tjerë kanë pësuar lëndime trupore në gjithsej 15 aksidente që kanë ndodhur dje në Shkup.
Në gjashtë prej tyre është shkaktuar dëm material.
Nga SPB Shkup informojnë se policia e komunikacionit ka zbuluar më shumë shkelje. Tridhje e një shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se sa lejohet, pesë shoferë kanë kaluar në udhëkryq në dritën e kuqe të semaforit, dy shoferë për rreshtim jo të rregullt, katër për tejkalim të parregullt si dhe tre shoferë me moped dhe motoçikletë për mospërdorim të helmetës mbrojtëse.
Janë sanksionuar edhe pesë këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën jashtë kalimit për këmbësorë dhe një këmbësorë ka kaluar rrugën në dritë të kuqe.
Nga komunikacioni janë përjashtuar gjithsej 20 shoferë dhe 11 vetura të parregjistruara. Gjashtë shoferë kanë drejtuar makinën nën ndikimin e alkoolit, 10 të tjerë para së të marrin të drejtëjn e drejtimit me automjetin dhe katër shoferë fillestar. 47 vetura, madje janë parkuar në mënyrë jo të rregullt.
Me ndihmën e veturës speciale “karrotreci” janë larguar 43 vetura. (MIA)