Marrëveshja e Prespës është kompromis inkurajues dhe i drejtë që do ta vendosë Maqedoninë në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s dhe do t’i sigurojë të ardhme të ndritshme. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Maqedonisë të votojnë në referendum dhe të marrin pjesë në sjelljen e këtij vendimi historik, thekson ish-presidenti i SHBA-së në fjalimin drejtuar qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.
Në letrën drejtuar popullit të Maqedonisë, që e publikoi Këshilli atlantik në Uashington, Bush thekson se që nga dita e parë e pavarësisë së Maqedonisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë mike e përhershme e vendit dhe qytetarëve.
“Populli amerikan mahnitej me ngritjen tuaj paqëdashëse nga hiri i Jugosllavisë. E respektojmë guximin tuaj për t’iu bashkangjitur vlerave demokratike dhe institucioneve të lira. Dhe e mbështesim synimin tuaj për realizimin e përparimit dhe sigurisë në Evropë, e cila është e tërë, e lirë dhe jeton në paqe”, shkruan Bush.
Ai thekson se si president i SHBA-së ka pasur nderin ta mbështesë presdientin Trajkovski në vitin 2001, kur ai e hoqi Maqedoninë nga tehu i luftës qytetare në drejtim të shoqërisë sëd efinuar me mirëkuptim multietnik dhe sundim të së drejtës.
“Dhe isha krenar kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës e njohën Republikën e Maqedonisë nën emrin e saj kushtetues në vitin 2004”, thotë Bush.
Thekson se marrëveshja e Prespës, tani para ratifimimit të saj, është kompromis i drejtë dhe inkurajues, që do ta vendosë Maqedoninë në rrugën drejt hyrjes në Bashkimin Evropian dhe në NATO, dhe që do të sigurojë të ardhme të ndritshme, të cilën presidenti Trajkovski e kishte paramenduar.
“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Maqedonisë të marrin pjesë në sjelljen e këtij vendimi historik dhe të votojnë në referendumin nacional në fund të këtij muaji. Pas një dekade të pengesave, tani e keni fuqinë të shkruani një rrëfim të ri dhe më shpresëdhënës për ju, për fëmijët tuaj, prë fqinjët tuaj dhe për vendin tuaj”, thotë Bush në letër, duke cekur se me padurim e pret ditën kur SHBA-ja me krenari do t’i dëshirojë mirëseardhje Republikës së Maqedonisë Veriore si aleatja më e re dhe anëtarja e 30-të e NATO-s.
Bush shton se presidenti Trajkovski ka qenë “njeri me integritet, vendosshmëri dhe, mbi të gjitha, njeri me besim”. Ai, thotë ish-presidenti i SHBA-së në letër, kishte besim në Zot, besim në vendin e vet dhe njerëzit e tij, si dhe besim në aftësinë e liderëve të tij për të sjellur vendime të matura. (MIA)