Gjithnjë derisa ekzistojnë kufijt etnik, shoqëritë e rajonit nuk do të përparojnë. Na nevojitet një sferë publike në të cilën njerëzit janë aktivë, ndërsa mediumet janë elemente kyçe e një opinioni të tillë. T’i kthehemi më shumë realitetit dhe të shohim se çka mund të bëhet në mënyrë afatshkurte dhe afatmesme në mënyrë ë gradualisht të ndryshohet dhe përmirësohet gjendja në rajon, porositi eurokomisari për zgjerim Johanes Han në fjalimin përfundimtar drejtuar pjesëmarrësve të konferencës dyditore për liri të mediumeve që u mbajt në Shkup.
“Ndonjëherë kam ndjenjë se flasim për botë ideale, pothuajse utopi që duhet të krijohet, por kjo nuk është reale, nuk është e mundur. Duhet të zhvillohet situata në rajon. Ndodhemi në një periudhë të caktuar që duhet të çojë drejt anëtarësimit të barabartë në BE, se procesi i zgjerimit është proces, e jo negociata. Nuk janë ato negociata për harmonizim me legjislaturën. Bëhet fjalë për zbatimin e vlerave tona të frymës së pluralizmit, respektimit të të drejtave individuale, lirisë së shprehjes. Bëhet fjalë për pavarësi të gjyqësisë në rajon, ndërsa këtu nuk ka përvojë për atë”, tha Han.
Ai e përsëriti edhe njëherë porosinë drejtuar qytetarëve për referendumin e ardhshëm në kontekst të vlerave demokratike të deklarimit plebishitare.
“Këtu pas një kohe të caktuar do të ketë referendum dhe çështja kyçe është dalja. Në një demokraci të pjekur nuk duhet të bëhet aspak fjalë për daljen, por për epilogun. Në një demokraci të pjekur të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm edhe në masë më të vogël ta bëjnë minimumin, e kjo do të thotë ta japin votën e tyre dhe të marrin pjesë. Kjo është më e rëndësishmja”, tha Han.
Sipas tij, në mënyrë që të përforcohet demokracia, të ndërtohet në bazë të gjerë, duhet të tejkalohet të menduarit bardhë e zi. Bota për fat ka më shumë nuanca të ngjyrës së zezë dhe asaj të bardhë. Një nga sfidat e botës digjitale ku të gjithë mendojnë në suaza të “po”-së dhe “jo”-së, theksoi Han, nuk është shoqëria për të cilën ne luftojmë.
“Duhet të punojmë në shoqëritë ballkanike dhe të tjerat në botë që ta rrënjosim atë ADN-në e demokracisë, në mëynrë që secili të mund ta thotë mendimin pa frikë nga ndonjë sanksionim. Kjo është më e rëndësishmja dhe këtu pres mbështetjem tuaj dhe me angazhimet tona të përbashkëta ta arrijmë atë hap pas hapi”, i porositi pjesëmarrësit e konferencës eurokomisari për zgjerim. (MIA)