Për mbështetjen amerikane të referendumit dhe të Marrëveshjes së Prespës, por edhe për pohimet për ndikimin rus në Maqedoni, shkruajnë mediat greke pas vizitës së djeshme të Sekretarit Shtetëror amerikan të Mbrojtjes, Xhejms Matis dhe takimeve me kreun shtetëror të Maqedonisë.
Agjencia e Lajmeve Greke ANA-MPA në tekstin me titull “Përkrahjen e SHBA-së për Marrëveshje e Prespës e shprehu ministri amerikan i Mbrojtjes Matis”, i përcjell qëndrimet dhe porositë e Matis në Shkup.
“Duke iu referuar referendumit i cili do të mbahet në IRJM më 30 shtator, z. Matis theksoi se qytetarët e vendit kanë një mundësi të vetme për të shfrytëzuar referendumin dhe ju bëri thirrje në mënyrë masive të dalin në votim”, shkruan ANA-MPA, në tekstin e ndërmarrë nga onlajn edicionet e mediave greke.
Agjencia e Lajmeve Greke komenton se vizita e Matis në Shkup është në “kuadër të vizitave të liderëve dhe përfaqësuesve të lartë të vendeve të huaja për të mbështetur Marrëveshjen e Prespës dhe referendumin”.
“Për pjesëmarrje në referendum për ratifikim të Marrëveshjes së Prespës, duke përzgjedhur “pro”, bëri thirrje nga Shkupi, ministri i Mbrojtjes të SHBA-së, Xhejms Matis, duke akuzuar për përpjekjen ruse për ndërhyrje me lajme të rrejshme”, shkruan gazeta “Efimerida ton sindakton”.
Duke paralajmëruar për ndërhyrjen ruse në referendum më 30 shtator, të hënën, në Shkup, arriti ministri amerikan i Mbrojtjes Matis, për të mbështetur votën për Marrëveshjen e Prespës, shkruan shërbimi i “Euronews” në gjuhën greke.
Siç raportoi korrespondentja e MIA-s nga Athina, mediat greke e përcjellin edhe deklaratën e kryeministrit maqedonas Zoran Zaev se nuk ka dëshmi për ndikimin rus në Maqedoni.
Duke e karakterizuar Rusinë “si mike të Maqedonisë”, siç shkruan “Kathimerini”, kryeministri Zaev nuk bëri të ditur nëse pajtohet me akuzat amerikane dhe ato të NATO-s, për ndërhyrjen ruse në procesin e referendumit.
“Pa përmendur akuzat për ndërhyrje të Rusisë në referendumin e IRJM-së, pas paralajmërimeve nga Matis dhe përgjigjen e Zaevit, përfundoi pres konferenca e kryeministrit të Shkupit me ministrin amerikan të Mbrojtjes në kuadër të vizitës së tij në Shkup”, publikoi portali informativ “In”. (MIA)