Më 30 shtator e keni mundësinë e vetme ta përcaktoni të ardhmen tuaj. Kjo është mundësi që ofrohet njëherë në jetë. Vendimi do të ketë ndikim mbi qytetarët, fëmijët e tyre dhe gjeneratat e ardhshme të cilët ende nuk kanë lindur. Referendumi është mundësi unike të sillet vendim i rëndësishëm me pasoja afatgjatë, porositi eurokomisari Johanes Han pas takimit të sotëm me kryeministrin Zoran Zaev në Shkup.
Sipas tij, e rëndësishme është qytetarët të sjellin vendim të informuar përmes raportimit cilësor.
“Informohuni dhe shfrytëzojeni të drejtën demokratike të votës dhe zgjedhjes së lirë, veçanërisht gjenerata e re, Shkoni për votim dhe vendosni për mundësitë të cilat u ofrohen”, tha Han.
Ai sërish dha përkrahje për marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë.
“Marrëveshja fuqishëm është përkrahur nga bashkësia ndërkombëtare sepse është rojtar i vendit dhe i perspektivës euroatlantike, por vendimi për të është vendim të cilin qytetarët në mënyrë të pavarur duhet ta sjellin. Ai është kontribut i rëndësishëm për vendin dhe rajonin. Për juve mbetet të vendosni më 30 shtator. Dera e BE-së është e hapur, por ju vendosni se a do ta shfrytëzoni atë mundësi. Nuk ka kohë për të humbur”, porositi Han.
Porositi se javëve të fundit Shkupi është bërë destinacioni më i popullarizuar i politikanëve nga Evropa dhe nga tërë bota.
“Kjo është dëshmi se sa vlerësohet marrëveshja me Greqinë dhe si sheh në të bashkësia ndërkombëtare. Në botë ka pasur shumë konflikte afatgjate, ndërsa ky është rast i rrallë i zgjidhjes së tyre. Kjo është nxitje për të gjithë dhe tregon se madje edhe konfliktet e ngrira mund të zgjidhen nëse ka vullnet të mirë, lidership dhe vendosmëri”, tha Han.
Megjithatë, siç theksoi, vendimi përfundimtar varet nga qytetarët.
“Çfarëdo vendimi të sillni BE-ja do të jetë në anën tuaj”, tha Han. (MIA)