Panel debat “Debatojmë për NATO-n në të cilin është parashikuar të marrin pjesë ekspertë ndërkombëtarë dhe të vendit sot do të mbahet në Ministrinë e Punëve të Jashtme në organizim të Info Qendrës për Integrime Euroatlantike, me përkrahje të MPJ-së së Republikës së Maqedonisë dhe Ambasadës së Mbretërisë së Holandës.
Qëllimi i evenimentit është përmes një aksesi interaktiv të nxitet një debat i argumentuar për përparësitë e anëtarësimit të vendit në NATO.
Në këtë eveniment si panelistë do të marrin pjesë Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, ish Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë Solomon Pasi, Ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Republikën e Maqedonisë Vilem Vauter Plomp, Kryetari i Këshillit Euro-Atlantik të Maqedonisë Ismet Ramadani, Nikolla Todorov, avokat dhe ish-nënkryeministër dhe Ministër i Shëndetësisë, si dhe përfaqësuesi nga NATO Info Qendra e Malit të Zi, Dragan Koprivnica. (MIA)