• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Kërzhallovski: Kemi humbur shumë kohë duke biseduar për patriotizmin dhe nacionalizmin

September 15, 2018
in BALLINA
Kërzhallovski: Kemi humbur shumë kohë duke biseduar për patriotizmin dhe nacionalizmin
Share on FacebookShare on Twitter

“Pas kaq vitesh arritëm marrëveshje me Greqinë, por, për fat të keq , nuk arritëm të kuptohemi mes vete. Reflektoj mbi atë se VMRO-DPMNE dhe LSDM nuk kanë arritur të kuptohen as për çështjen e referendumit, dhe jo për gjëra tjera. Është për keqardhje që i lëshuam gjithë këto vite si shoqëri qytetare të bisedojmë për patriotizmin, posaçërisht  kur ishte aktuale qeveria e kaluar kur kishte ndarje në patriotë dhe tradhtarë”, theksoi Aleksandar Kërzhallovski nga MCMS, në panelin “Patriotizëm -Po! Nacionalizëm – Jo!”, që e organizoi CIVIL -Qendra për Liri.

“Me marrëveshjen me Greqinë përsëri jemi në situatë të kërkojmë kush është tradhtar, kush patriot. Mendoj se nëse partitë mes vete do të merreshin vesh, do të kishim marrëveshje më të mirë, tani jam i sigurt se nuk do të ketë marrëveshje më të mirë se kjo, sepse pozitat janë të shpallura. Nga ana tjetër është mirë që kemi marrëveshje dhe tani jemi të vendosur para një zgjidhjeje të rëndë, të peshojmë nëse përfitimet nga marrëveshja për anëtarësim në BE dhe NATO janë të mira për sakrificën tonë”, theksoi Kërzhallovski.

“Ne kemi realizuar dy sondazhe për referendumin, dhe njëri është se ka mbështetje të qëndrueshme “për” referendumin, rreth 41%, mirëpo, nuk është mjaftueshëm për censusin e referendumit, edhe pse rreth 58% u deklaruan se do të dalin në votim…Në Brexit nga 65 milionë janë regjistruar se 45 milionë do të dalin për votim, mirëpo dolën vetëm 33 milionë, rreth 12 milionë nuk dolën. Në fund rezultati ishte 17 kundrejt 16 milionë, do të thotë se ata 17 kanë vendosur për 65 milionë banorë.”

“Për dallim nga Brexiti ku qytetarët vendosnin “për” dhe “kundër” te ne u hap mundësia për bojkotim, para së gjithash për shkak të pavendosmërisë së VMRO-DPMNE. Në sondazhin e dytë u tregua se numri i qytetarëve që do të bojkotojnë po rritet, gjegjësisht, 29%”, tha Kërzhallovski.

Ai u bëri thirrje qytetarëve ta realizojnë të drejtën për votë, pavarësish nga deklarimi.

“Besoj se do të fitojë vota “për”, megjithatë nuk dihet nëse do të arrihet censusi”, shtoi Kërzhallovski.

Teksti dhe kamera: Dehran Muratov

montazhi dhe fotografia: Biljana Jordanovska

 

 

Teksti pështë pjesë e projektit “Patriotizëm PO, nacionalizëm JO!” të cilin e zbaton Civili me mbështetje nga Civika Mobilitas. Përmbajtja e këtij teksti është përgjegjësi vetëm e Civilit dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet se i shpreh këndvështrimet e Civila Mobilitas, Agjencisë Zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC) ose organizatat që e zbatojnë.

Next Post
Stankoviq: Ta tejkalojmë urrejtjen, që të jetojmë pak më mirë!

Stankoviq: Ta tejkalojmë urrejtjen, që të jetojmë pak më mirë!

Deralla: Tendencat destruktive dalin nga qendrat politike, kriminele dhe të biznesit

Deralla: Tendencat destruktive dalin nga qendrat politike, kriminele dhe të biznesit

[mc4wp_form id=”34312″]

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom