• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Mbështetje e fuqishme nga SHBA-ja në integrimet euroatlantike të Maqedonisë

September 13, 2018
in BALLINA, LAJME
Mbështetje e fuqishme nga SHBA-ja në integrimet euroatlantike të Maqedonisë
Share on FacebookShare on Twitter

Perspektivat euroatlantike të Republikës së Maqedonisë, si dhe gjendjet aktuale politike në vend dhe në rajon ishin në fokusin e takimit të shefit të diplomacisë Nikolla Dimitrov me ndihmësin e sekretarit shtetëror të SHBA-së për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Ues Miçell i cili gjendet për vizitë në vend.

Dimitrov, siç kumtoi MPJ, e potencoi rëndësinë e mbështetjes së mëtutjeshme të SHBA-së në integrimet euroatlantike të Maqedonisë dhe bashkëpunimit të vendosur në partneritetin strategjik.

“Anëtarësimi ynë i merituar në Aleancë, do të japë kontribut të madh në ndërtimin e Republikës së Maqedonisë më të prosperuar dhe më të sigurt, që do të jetë me rëndësi edhe për gjithë rajonin”, tha Dimitrov.

Ndihmës sekretari shtetëror Miçell, përsëri e riafirmoi mbështetjen e  fuqishme të SHBA-së për anëtarësim të plotë të Republikës së Maqedonisë në NATO dhe BE.

I përshëndeti përpjekjet e Maqedonisë në atë rrugë, veçanërisht me politikën konstruktive me fqinjët, si dhe arritja e zgjidhjes për kontestin rreth emrit me Greqinë.

Në këtë kontekst, ai i përsëriti pritjet për referendum të suksesshëm dhe implementim të Marrëveshjes me Greqinë, me qëllim të finalizimit të procesit të anëtarësimit në NATO dhe në Bashkimin Evropian. (MIA)

Tags: Dimitrov- Miçelperspektiva euroatlantike
Next Post
Sulmi në Kuvend nuk është patriotizëm!

Sulmi në Kuvend nuk është patriotizëm!

Gjykata e Apelit ende pa vendim për Gruevskin dhe Popovskin për lëndën “Tank”

Gjykata e Apelit ende pa vendim për Gruevskin dhe Popovskin për lëndën "Tank"

[mc4wp_form id=”34312″]

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom