Ambasada e Rusisë përmes Tuiterit ka reaguar për vizitat e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, të kancelares gjermane dhe austriake, Angela Merkel dhe Sebastian Kurc, të shefit të diplomacisë së Luksemburgut Zhan Aselborn dhe të senatorit amerikan Ron Xhonson në Maqedoni në prag të referendumit më 30 shtator.
“Këto ditë nuk është një gjë e rrallë që liderë të huaj t’u sugjerojnë qytetarëve të Maqedonisë si të votojnë në referendum. Është interesant, çfarë do të ishte që “këshilla” të tilla të japë përfaqësues zyrtar i Rusisë”, theksohet në Tuiterin e Ambasadës ruse. (MIA)