Zoran Zaev dhe LSDM i keqpërdorin eurointegrimet e Maqedonisë që ta arsyetojnë marrëveshjen kapitulluese të cilën e firmosën me Greqinë, dhe në atë mënyrë u tërhoqën nga gjithçka që është maqedonase, theksohet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.
“LSDM refuzon të përgjigjet në pyetjen rreth marrëveshjes kapitulluese. Ajo është për shkak të faktit se marrëveshja është e dëmshme dhe mund të shkaktojë pasoja të pakthyeshme për identitetin maqedonas. Me marrëveshjen humbet identiteti institucional i cili është komponent i rëndësishëm i identitetit kombëtar, përkatësisht LSDM me riemërimin e institucioneve e ndryshon edhe identitetin e Republikës së Maqedonisë. Me nenin 8 të marrëveshjes parashikohet Komisioni për rishikim të kulturës dhe arkeologjisë dhe Greqisë mund ta përdorë atë si pengesë në integrimin e BE-së kurdo që të dëshirojë, theksohet më tej” citon VMRo-DPMNE-ja.
Sipas kësaj partie Zoran Zaev dhe LSDM duan “të bëhemi popull pa rrënjë, shtet pa histori, popull pa trashëgimi kulturore historike dhe arkeologjike, ndërsa të rinjtë të mësojnë nga ndonjë sistem arsimor hibrid sipas dëshirave të fqinjit tonë jugor”.
“Zaev u pajtua me shitjen e interesave kombëtare dhe shtetërore vetëm për një arsye të vetme, ndërsa ajo është ta mbulojë krimin që e bën karteli i pushtetit”, citohet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së. (MIA)