“Alkaloid SHA” Shkup ka realizuar rezultate pozitive financiare në periudhën janar-qershor të vitit 2018, tregojnë Bilanci i vetëm jo i reviduar dhe i konsoliduar jo i reviduar i suksesit.
Sipas bilancit të vetëm të suksesit, në periudhën janar-qershor, kumtuan nga kompania, shitjet arrijnë 3.647.869.385 denarë, që është për katër për qind më shumë në krahasim me periudhën e vitit të kaluar. Përfitimi para shpenzimeve financiare, tatimeve dhe amortizimit (EBITDA), i cili arrin 701.478.745 denarë, shënon rritje prej rreth tetë për qind, neto përfitimi i vetëm arrin 400.335.106 denarë dhe është rritur për shtatë për qind.
Në periudhën janar-qershor, shitjet e përgjithshme të konsoliduara arrijnë 4.787.739.685 denarë, që është për pesë për qind më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Shitjet e konsoliduara të realizuara në tregun vendor janë në nivel të njëjtë, ndërsa eksporti i përgjithshëm i konsoliduar i kompanisë është rritur për tetë për qind. Nga shitjet e përgjithshme të konsoliduara, 37 për qind janë realizuar në tregun vendor, ndërsa 63 për qind janë realizuar në tregjet e huaja. Shikuar nëpër rajone, në vendet e Evropës Juglidnore janë realizuar 35 për qind, në Rusi dhe vende tjera të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (BSHP) janë realizuar gjashtë për qind, në vendet e Evropës Perëndimore (EU dhe EFTA) janë realizuar 20 për qind dhe në tregjet tjera janë realizuar dy për qind nga shitjet e përgjithshme të konsoliduara. Rritje më të dukshme është realizuar në Poloni me shitje prej 24.852.778 denarë që është 7,4 herë më shumë se vjet, pastaj në Hungari me shitje prej 70.759.053 denarë që paraqet rritje prej 6 herë dhe SHBA me shitje prej 97.149.017 denarë që është dyfish më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Te tregjet eksportuese rritje shënojnë edhe këto vende. Ukrainë rritje prej 88 për qind, Çeki rritje prej 48 për qind, Serbi rritje prej 24 për qind, Kosovë rritke prej 23 për qind, Kroaci rritje prej katër për qind etj.
Shikuar përmes grupeve të prodhimeve, në strukturën e shitjeve të përgjithshme të konsoliduara, pjesëmarrje më të madhe marrin prodhimet nga segmenti Farmaci edhe atë 84 për qind. Prej tyre pjesë më të madhe kanë OTC preparatetet me 21 për qind, preparatet kardiologjike me 17 për qind, antibiotikët me 14 për qind, preparatet neurologjike me 13 për qind nga shitjet e përgjithshme të kosoliduara etj. Segmenti Kimi, kozmetikë dhe botanikë merr pjesë me 16 për qind nga shitjet e përgjithshme të konsoliduara të shitjes ose më saktë kimia merr pjesë me tre për qind, kozmetika me 10 për qind dhe botanika merr pjesë me tre për qind.
Përfitimi i konsoliduar para shpenzimeve financiare, tatimeve dhe amortizimit (EBITDA) i cili arrin 710.685.721 denarë shënon rritje prej gjashtë për qind, ndërsa neto përfitimi i konsoliduar në vlerë prej 376.774.462 denarë është rritur për katër për qind,
Investimet e përgjithshme në mjete bazë në periudhën janar 2018 arrijnë 561.358.225 denarë që paraqet rritje për 74 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2017.
Në periudhën janar – qershor 2018 në Alkaloid janë realizuar 105 punësime të reja në Republikën e Maqedonisë, theksojnë nga kompania. (MIA)