Dhënia e deklaratave solemne të anëtarëve të sapozgjedhur të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) para kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë që ishte caktuar për sot është anuluar.
Në kumtesën e pres shërbimit kuvendor nuk është theksuar arsyeja e anulimit.
Përbërja e përkohshme gjashtëmujore e KSHZ-së u zgjodh me 100 vota “për” në mënyrë të shpejtë dhe pa diskutim në seancën e 56-të e cila u mbajt të mërkurën në mbrëmje, pas marrëveshjes që e arritën partitë politike dhe liderët në takimin të hënën.
Kryetar i KSHZ-së është Oliver Derkovski i propozuar nga VMRO-DPMNE, ndërsa Ditmire Shehu nga BDI-ja për nënkryetare. Elizabeta Postollovska nga VMRO-DPMNE, Janakie Vitanovski, Boris Kondarko dhe Radica Risteska nga LSDM-ja, si dhe Enver Saliu nga BESA janë anëtarë të trupit më të lartë zgjedhor në shtet.
Me formimin e KSHZ-së u krijuan kushte për organizimin e referendumit të paralajmëruar për në vjeshtë për Marrëveshjen me Greqinë. (MIA)