Epidemi të fruthit ka në rajonin e NJR Dibër, ku janë regjistruar 17 raste, publikoi në ueb faqen e vet Instituti i Shëndetit Publik të Republikës së Maqedonisë.
Të gjithë të infektuarit me epidemi janë në lidhje të ndërsjelltë epidemiologjike dhe të gjithë janë banorë të Dibrës, me përjashtim të një gruaje e cila është banore e Ohrit, por çdo ditë udhëton në Dibër ku punon.
Lidhur me moshën, 11 prej të infektuarve janë mbi 30 vjet, tre persona janë në moshën prej 20-29 vjet, ndërsa nga një person u përkasin grupmoshave: prej 15-19 vjet, prej 1-4 vjet dhe nën një vjet.
Nga ISHP informojnë se është ndarë material informativ-edukues punonjësve shëndetësorë në mbrojtjen shëndetësore primare ( mjek amë, pediatër), në kopshtin për fëmijë, janë realizuar pjesëmarrje në mediat lokale me qëllim të informohet popullsia dhe edukimi për masat për mbrojtje nga infektimi.
Nga fillimi i vitit deri tani në Republikën e Maqedonisë janë regjistruar 28 rate të fruthit, prej të cilëve 20 janë klasifikuar si raste të konfirmuara të fruthit (të konfirmuar në laborator), shtatë janë klasifikuar si raste të mundshme (lidhje epidemiologjike) dhe një rast i mundur, i cili i përmbush vetëm kriteret klinike. (MIA)