“Ajo që është shumë me rëndësi, posaçërisht nga ana e politikanëve dhe nga ana e partive politike, është punë shumë e rëndësishme dhe e përkushtuar për ardhmërinë e Maqedonisë. Domethënë, të drejtë në komoditet më tepër nuk ka askush! Për kohë shumë të gjatë, shumë parti politike dhe shumë politikanë i lejuan vetes të sillen me komoditet në kushte kur ne nuk e kishim definuar shtetësinë”, deklaroi Sonja Mirakovska nga PRSD në konferencën “Perspektiva të Maqedonisë: Si deri në Europë?” në organizim të CIVILit dhe MCMS.
“Pajtohem me profesoreshën Kollozova, po, kjo marrëveshje është posaçërisht e rëndësishme dhe mendoj se këtu ne mbarojmë me shtetësinë tonë, duke i zgjidhur problemet dhe ajo çka jemi sot, që tani më ishte disa herë e përmendur si shtet.
Shtet nga rajoni i cili tani më nuk i ka ata probleme të mëdha. Por ai proces nuk ka mbaruar atë proces tani nuk mundemi ta presim të mbaroj që të fillojmë t’i zgjidhim problemet tjera. Sepse në radhë vjen referendum, dhe hapje e Kushtetutës që në vetë vetiu është proces i gjatë, i cili duhet të mbaroj në afat të caktuar, nënkuptohet nëse referendumi është i suksesshëm, nëse qytetarët shprehen dhe japin miratim kësaj marrëveshje të mbetet në jetë dhe të vazhdojmë më tutje. Domethënë ajo është proces i cili seriozisht duhet punuar. Por, në të njejtën kohë, për fat të keq, për fat të keq të shumicës, sepse shumë kohë është humbur, ne nuk mundemi hap pas hapi t’i punojmë punët, duhet të hapen të gjithë frontet. Domethënë të mbarohen reformat, të përmirësohet administrata, dukshëm të bëhet e gatshme që të mund t’i hap procedurat dhe t’i udhëheq proceset drejt afrimit të Bashkimit Evropian.
Ne u kthyem shumë mbrapa. Tani duhet të kthehemi edhe në rrugën që është humbur dekadën e fundit dhe të vazhdojmë me hapa të fuqishme më tutje. Por, për këta dhjetë vite krahas sistemit të prishur i drejtësisë, fituam qytetarë apatik të cilët nuk kishin ardhmëri, të cilët nuk dinin ku të lëviznin. Një pjesë e madhe e tyre u larguan, sepse nuk ka kohë, jeta është shumë e shkurtë edhe nëse nuk kanë kushte në këtë shtet do t’i kërkojnë ndokund në vend tjetër.
Duhet para se gjithash partitë politike ta ndryshojnë raportin ndaj qytetarëve të tyre. Atë që ua premtojnë të bëhet realitet.
Shoqëri për të gjithë dhe drejtësi për të gjithë. Asnjë parti politike më tepër nuk guxon qytetarët t’i prezantoj si njerëz-numra të cilët duhet t’i hip në autobus dhe t’i vozis përreth dhe t’u jep bajrakë në duar dhe të valëvitin në emër të tyre.
Qytetar evropian është qytetar me nder. Atë para se gjithash duhet ta ndërtojnë partitë politike. Ata e kthyen, e sollën qytetarin në gjendje në të cilën gjendet sot. Duhet patjetër të punohet absolutisht në të gjitha fushat. Ne nuk do ta sjellim Evropën këtu, në gjithashtu duhet të shtojmë vlera. Domethënë, njëherë duhet ta ndërtojmë shoqërinë tonë. Domethënë, nuk do të hyjmë në Evropë që ata të na bëjnë shoqëri solide. Ne atë shoqëri duhet ta ndërtojmë për të gjithë dhe të jemi vlera e shtuar e Evropës”, tha Mirakovska në fjalimin e saj.
Konferenca është pjesë nga projekti “Media të lira për shoqëri të lirë” që CIVILi e zbaton me mbështetje të Ministrisë Federale për punë të jashtme të Gjermanisë.
Maja Ivanovska
Kamerë: Atanasa Petrovski
Montazh: Biljana Jordanovska
Konferenca është pjesë e projektit “Media të lira për shoqëri të lirë” të cilin Civili e zbaton me mbështetje të Ministrisë Federale për Punë të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë