Bisedimet inkuadruese për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO do të fillojnë më 12 korrik, me dërgesën e ftesës. Pritet protokolli inkuadrues të nënshkruhet në janar të vitit 2019, pasi të përfundojë implementimi i obligimeve të Maqedonisë nga marrëveshja me Greqinë, thonë burime të larta qeveritare për MIA-n.
Nga ai moment Maqedonia do të marrë pjesë në të gjitha strukturat e NATO-s dhe marrim karrige në tryezën kryesore të Këshillit Veriatlantik. Maqedonia do të vihet në tryezë pranë Norvegjisë.
Një deri në një vit e gjysmë përafërsisht nevojiten për ratifikimin e marrëveshjes për inkuadrim në parlamentet e të gjitha vendeve anëtare të NATO-s.
Në Samitin më 12 korrik do të ketë ceremoni për dorëzimin e ftesës ndaj Maqedonisë.
Maqedonia do të jetë pjesë e takimeve të punës në Samit.
Këtë verë do ta marrë planin për bisedimet inkuadruese, ndërsa NATO do të dërgojë ekspertë për këtë nevojë. Tani mbetet vetëm Maqedonia t’i zbatojë obligimet e marrëveshjes me Greqinë.
(MIA)