Enti shtetëror për revizion sot do t’i shpall rezultatet nga revizionet të partive politike, furnizimet publike dhe raportet e dorëzuara deri tek organet kompetente në vitin 2017.
Në takimin me gazetarët, do ta prezantojë Raportin vjetor për punën gjatë vitit të kaluar, i cili do të jetë temë për debat edhe në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
Do të prezantohen dhe risitë e parapara në lidhje me transparencën e ESHR dhe bashkëpunimin me mediat që është një nga qëllimet strategjike në “Strategjia për zhvillimin e ESHR-së 2018- 2022”.
Gjatë brifingut do të flet Mijallçe Durgutov, revizor në Sektorin për sisteme informuese, i obliguar për komunikim me mediat dhe gazetarët.
(MIA)