Panel diskutim për përdorimin e karburanteve alternative në Maqedoni sot do të mbahet në Fakultetin e Makinerisë në Shkup.
Ngjarja është në organizim të Qendrës për prodhim më të pastër pranë Fakultetit të Makinerisë në Shkup dhe UNIDO – Agjencisë për Zhvillim Industrial të Kombeve të Bashkuara.
Fjalime hyrëse në panel diskutim, sipas paralajmërimeve nga organizatori do të jenë zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev, dekani i Fakultetit të Makinerisë Darko Danev dhe drejtori kryesor ekzekutiv i fabrikës së Çimentos USJE Boris Hrisafov.
(MIA)