• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Zaev: Patriotë të vërtetë janë ata të cilët sigurojnë të ardhme për qytetarët (video)

May 30, 2018
in BALLINA, LAJME
Zaev: Patriotë të vërtetë janë ata të cilët sigurojnë të ardhme për qytetarët (video)
Share on FacebookShare on Twitter

Hapërojmë drejt NATO-s dhe BE-së, zgjidhim konteste, e përforcojmë identitetin. Qeveria e RM-së i vazhdon bisedimet me Greqinë, porositi sot kryeministri Zoran Zaev në praninë e të gjithë ministrave në konferencën për shtyp me të cilën shënohet një vit i punës së Qeverisë.

“Asnjëherë nuk kemi qenë më afër zgjidhjes, ndërsa miqësia mes dy vendeve dhe dy popujve asnjëherë nuk ka qenë më e madhe. Gjuha maqedonase është konfirmuar, identiteti ynë është konfirmuar, nuk është e lehtë kjo çështje, por Maqedonisë i duhet lidership për të hapëruar përpara, e jo vetëm fjalë të zbrazëta”, tha zaev.

Theksoi se për emrin do të ketë referendum, në të cilin qytetarët do ta kenë fjalën përfundimtare.

“Patriotë të vërtetë sot janë ata të cilët u sigurojnë të ardhme qytetarëve të Maqedonisë pas zgjidhjes së kontestit për emrin. Maqedonia po bëhet anëtare e NATO-s. zgjidhim kontest 25 vite të vjetër, i cili e tërhiqte vendin teposhtë”, shtoi Zaev.

Kryeministri theksoi se në emër të qytetarëve Qeveria ka dhënë mundin të bëjë ndryshime dhe “një vit më vonë themi se prapa nesh është një vit i ndryshimeve”, me të cilat Maqedoninë e ndërtojmë të jetë vend për të gjithë qytetarët”.

“E ngritëm RM si vend të hapur, të drejtë, stabil, vend i mundësive e cila shtrihet në pesë shtylla”, shtoi Zaev.

Sqaroi se ato janë shtyllat e rritjes ekonomike, reformat, institucionet shërbyese, një shoqëri për të gjithë dhe interesat strategjikë – anëtarësimi në BE dhe në NATO.

“Treqind e gjashtëdhjetë e pesë ndryshime në 365 ditë, ndërkaq çdo ditë Maqedonia po ndryshon për të mirë”, theksoi Zaev.

Kryeministri tha se Maqedonia u bë vend i rritjes ekonomike.

“Ndërtojmë shtet sipas rregullave evropiane, kujdesemi të ketë shërbim cilësor për të gjithë qytetarët. Sjellim ndryshime dhe e ndërtojmë RM-në si një shoqëri për të gjithë, një familje për të gjithë. Maqedonmia është vend në të cilin të gjithë qytetarët janë të rendit të parë. Zgjidhim konteste dhe me atë rast e përforcojmë identitetin”, porositi Zaev.

Përmendi se me masat e Qeverisë 90 mijë qytetarë sot marrin rrogë më të lartë minimale, së paku për dy mijë denarë, ndërsa rroga mesatare është më e lartë për 5,6 për qind në krahasim me vitin e kaluar. (MIA)

Tags: emriIdentitetkontestlidershippatriotqeveriReferendumzgjidhje
Next Post
Mickoski paralajmëron programin e ri të VMRO-së

Mickoski paralajmëron programin e ri të VMRO-së

Raporti i Departamentit të shtetit amerikan: Në Maqedoni ka ankesa për dallime fetare

Raporti i Departamentit të shtetit amerikan: Në Maqedoni ka ankesa për dallime fetare

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom