Me Lubomir Fërçkovski, profesor i të Drejtës ndërkombëtare pranë USHCM, kemi biseduar për atë që është garancia më e e fuqishme për respektim të marrëveshjes për kontestin me emrin, që do ta arrinte Maqedonia dhe Greqia, a janë janë të nevojshëm garantues të marrëveshjes dhe nëse është i mundur një ndryshim i ri i Kushtetutës në të ardhmen, në kushte të tashmë ndryshimit të zbatuar të emrit.
Gjatë marrëveshjes eventuale për emrin Greqia insiston në ndryshim të Kushtetutës, ndërsa Maqedonia edhe për marrëveshje ndërkombëtare. Kush është garancia më e fuqishme për respektimin e marrëveshjes?
“Këtu ka dy nivele. Çështje i përket debatit profesionist rreth asaj se cila është garancia më e madhe dhe niveli politik – nëse ky debat profesionist përfundon punë ose jo, ky është kontesti politik. Nga ana profesionale, marrëveshja ndërkombëtare është garanci absolutisht e mjaftueshme për çdo të drejtë dhe detyrime që palët në kontestin i ndërmarrin dhe garancitë, për të cilat shkruajnë në marrëveshje, dëmshpërblimet, procedurat gjyqësore etj, janë të mjaftueshme. Megjithatë, kjo në këtë rast nuk e përfundon punën, sepse Greqia për shkaqe të ndryshme të cilat me siguri për ne nuk janë të kuptueshme, insiston edhe në ndryshim të titullit të Kushtetutës. Do të thotë, jo në dispozita të kushtetuese, por në titull. Atëherë ndodheni para një situate që të vlerësoni nëse do të vazhdoni me bisedimet, nëse ju interesojnë, i keni të rëndësishëm apo jo.
Sa i përket marrëveshjes ndërkombëtare, a mund të kemi garanci nëse merret parasysh respektimin e Marrëveshjes kohore dhe aktgjykimin në Gjykatën e Hagës?
– Kjo është korrekte në kuptim të asaj se e drejta ndërkombëtare nuk funksionon si garanci e plotë e të drejtave, drejtësisë dhe të drejtave të shteteve, sepse në marrëdhëniet ndërkombëtare vlen forca, fuqia dhe pozita e një shteti. Rëndë, por deri diku mund të dëmtohet e drejta ndërkombëtare. Shohim se disa shtete i shkelin rregullat e luftës, aktorët dhe përfaqësuesit e tyre të forcave ushtarake kryejnë krime ushtarake, shkelin marrëveshje ndërkombëtare dhe pa sanksione. Greqia e shkeli nenin 11 nga Marrëveshja kohore dhe nuk ndodhi asgjë si dënim. E humbi kontestin në Hagë, përsëri NATO-ja nuk kishte vullnet këtë ta realizojë në procedurën e saj dhe mbeti marrëveshja politike të përfundojë ashtu siç po përfundon.
Çfarë nëse ndonjëra Qeveri e re e ardhshme, me sigurimin e shumicës së dy të tretës, sërish dëshiron ta ndryshojë Kushtetutën dhe çështjen e emrit e kthen në gjendjen e paraprake? A nuk do të ngjajë në “luajtje” me Kushtetutën?
– Është e pamundur në kuptim të ardhshëm apo vështirë është e realizueshme në kuptimin e ardhshëm. Marrëveshja ndërkombëtare e obligon shtetin. Bllokimi i vendit është i mundshëm përgjatë tërë procesit të negociimit me BE-në. Greqia lehtë mund të na bllokojë në çdo kapitull nëse sillemi në këtë mënyrë. Që do të thotë se ky lloj i sjelljes, irracionale, do t’i bëjë dëm të tillë shtetit që nuk besoj se cilido qoftë pushtet do ta ndërmarrë. Edhe unë pyetem nëse është e mundur? Është e mundur gjithçka, është e mundur të vetëndizemi, por nuk e bëjmë këtë. Kjo, megjithatë, lidhet me disa interesa të shtetit. Nuk kemi ne pozicion të këtillë ta bëjmë që të mundemi në këtë mënyrë, në këtë drejtim të mendojmë. Është teorikisht, por kur këtë herën e parë do të përfundojë praktikisht është punë e përfunduar.
Violeta Gerov
(MIA)