Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do të mbajë seancën e 44-të ku në rend dite është parashtrimi i pyetjeve të deputetëve.
Seancë për parashtrimin e pyetjeve të deputetëve kryeministrit dhe ministrave mbahet çdo të enjte të fundit të muajit.
Deputetët e VMRO-DPMNE-së opozitare do të marrin pjesë në seancë për pyetje të deputetëve për herë të parë pas kthimit në punën e Kuvendit.
Burimi: MIA