Qendra akademike për Evropë Qendrore, Lindore dhe Juglindore nga Bavaria – BAYHOST u ofron studentëve nga Maqedonia, si dhe nga vendet e rajonit, mundësi për bursa për kurs veror të gjuhës gjermane për vitin 2018.
Sekretariati shtetëror nga Bavaria çdo vit financon kurse verore të gjuhës gjermane në Bavari për studentë nga Maqedonia. Kurset organizohen nga universitetet bavareze, ku edhe mbahen.
BAYHOST është institucion për bashkëpunim i të gjitha universiteteve, universitete për shkenca aplikative dhe institucione të larta arsimore për lloje të ndryshme të arteve në Bavari dhe mbështetë bashkëpunim ndërkombëtar akademik dhe këmbim të studentëve.
Konkursi është publikuar në ueb-faqen e Minsitrisë së Arsimit dhe Shkencës (www. mon.gov.mk). Kandidatët potencial duhet të jenë studentë të njërit nga universitetet në Republikën e Maqedonisë dhe ta njohin gjuhën gjermane së paku në nivelin A2.
Bursa për shkollën verore përfshin participim, vendosje në afërsi të universitetit ku mbahet kursi, si dhe shtesa mujore në të holla. Bursa nuk i mbulon shpenzimet e rrugës, sigurimin dhe shpenzimet për vizë.
Burimi: MIA
Përmbajtjet që i merr Civili nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.