Janë arrestuar pesë persona, të dyshuar për sulmin mbi deputetin Ziadin Sela, që ndodhi më 27 prill të këtij viti. Siç lajmëroi Prokuroria Themelore Publike, personat ngarkohen me vepër të kryer penale: Vrasje në tentim, e kryer me bashkëveprim.
“Pesë personat, me kërkesë të prokurorit publik kompetent, janë privuar nga liria gjatë bastisjes në shtëpitë e tyre. Gjatë ditës Prokuroria do të ndërmerr verpime për vërtetimin e fakteve edhe ndaj personave tjerë”, lajmprojnë nga PTHP.
Më 10 maj të këtij viti, u burgosën dy persona të cilët, gjithashtu ngarkohen për tentim për vrasje të liderit të Aleancës për Shqiptarët. Gjyqi u përcaktoi paraburgim.