Duke pasur parasysh se Komisionet Komunale Zgjedhore i publikojnë rezultatet e para nga zgjedhjet, në afat prej 7 orëve pas mbylljes së zgjedhjeve në bazë të të dhënave nga këshillat zgjedhorë, afati për paraqitjen e ankesave mbi procedurën e përmbledhjes dhe konfirmimit të rezultateve skadon në mbrëmje në ora 2 pas mesnate.
Dorëzuesit e listave për kandidatë kanë të drejtë të paraqesin ankesa tek Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve mbi procedurën e votimit, përmbledhjen dhe konfirmimin e rezultateve në afat prej 48 orëve pas mbylljes së votimit, gjegjësisht 48 orë pas publikimit të rezultateve të para.
Ankesat procedurale mbi votimin mund të paraqiten më së voni deri sot në ora 19.