“Detyrimi i programës Qeveritare u bë realitet, ku lehtësohet jeta e qytetarëve të Maqedonisë”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev, në prezentë të zëvëndës kryeministrin për çështje ekonomiket dhe për koordinim me resorët ekonomik, Koço Angjushev, dhe me ministrin e ekonomisë Kreshnik Bekteshi.
“Hartuam plan që një ndër prioritetet e Qeverisë të jetë zvogëlimi i shpenzimeve për jetesë dhe kthimi i parave tek qytetarët. Për qëllim tonin e vendosëm të merremi me varfërinë energjetike dhe kthimin e tarifës së lirë të rrymës. Vlera e kësaj mase kushton 8 milion euro. Këto para ne do ti rikthejm prapa tek qytetarët. Tek të gjithë qytetarët. Duke e ditur se tarifën e lirë e shfrytëzojnë qytetarët e varfër, kjo do të thotë që kursim më të madhë do të kenë qytetarët më të varfër në vendin tonë”, tha Zaev.
Qytetarët do të kenë nga dy orë në ditë tarfië të lirë të rrymës, çdo ditë pune nga ora 14 deri 16, si dhe çdo ditë pune nga ora 22 deri në 7 të mëngjesit dhe të dielën – 24 orë tarifë të lirë të rrymës. Masa do të filloj të zbatohet gjatë tetorit.