“Komisioni Shtetëror Zgjedhor dhe Ministria për punë të brendshme, duke i shfrytëzuar përvojat nga zgjedhjet e kaluara, si dhe përvojat praktike nga terreni, kanë mjaftë elemente dhe mjete për pastrimin e Listës Zgjedhore. Këtë tendencë Republika e Maqedonisë do ta vazhdojë derisa nuk e vendosim modelin e ri – e- voting, votim elektronik me gjurmë gishtash”, deklaroi Kryeministri Zoran Zaev sot në Krivollak, ku njësitë e ARM dhe ushtria e SHBA mbajtën trajnim të përbashkët.
“Deri atëherë, definitivisht, atë që e pame dhe që konstatohet si dobësi në Listën Zgjedhore, siç janë mijëra qytetarë që e kanë braktisur shtetin dhe të cilët i klasifikuam me yll, si dhe ata që janë të dyfishuar në Listat Zgjedhore, duhet të rregullohen”, shtoi Zaev.
Siç tha ai, janë vërejtur përvojat praktike, disa zgjidhje, për të cilat pritet të shpallen në mënyrë transparente nga Ministria dhe nga KSHZ, që të munden qytetarët plotësisht ti besojnë Listës Zgjedhore dhe më në fund të mbahen zgjedhje demokratike dhe të besueshme.