Vargun e promovimeve publike të projektit “Shoqëria pa kufij” dhe të “Kartës Qytetare”, CIVIL – Qendra për Liri do ta vazhdojë në Sheshin e qytetit në Shtip, të mërkurën, më 10 maj, me info –stendë, foto dhe video peticion, si dhe me nënshkrimin e mbështetjes për “Kartën Qytetare”.
Në evenimentin e hapur janë të ftuara edhe mediat, për të cilat përfaqësues të Civilit do të mbajnë konferencë për shtyp në ora 13, dhe në cilën konferencë do të prezantohen hollësisht të gjtiha aktivitetet që zbatohen si pjesë e projektit “Shoqëria pa kufij”.
Ekipi i Civilit do të ketë takime tematike me përfaqësues të shoqërisë qytetare nga Shtipi, lidhur me drejtësinë sociale dhe ekologjinë në nivel lokal, e në të cilat do të diskutohet për mundësitë për mbështetjen dhe kyçjen aktive të qytetarëve në proceset e vendimmarjes.
Civili e zbaton projektin “Shoqëria pa kufij” në bashkëpunim me Fondacionin “Heinrich Böll” – zyra në Sarajevë.