CIVIL –Qendra për Liri gjatë vikendit festiv të zgjatur ishte shënjestër e plaçkitjes. Janë vjedhur kompjuterë,monitorë, hard disqe, kamera, telefone e tjera, dhe është shkaktuar dëm i madh material.
Pavarësisht nga motivet, e informojmë opinionin se Civili do të vazhdojë me dinamikëln e zakonshme të punës.
Shpresojmë se policia do të zbatojë hetime të shpejta dhe të suksesshme dhe do ti gjejë vepruesit.
Ekipi i Civilit falënderohet për mesazhet e shumta për mbështetje nga qytetaret dhe qytetarët.