Qendra e Maqedonisë për kulturë dhe zhvillim (QMKZ), e prezantoi Raportin përfundimtar për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 15 shkurt 2017. Në konferencën e caktuar nuk erdhi asnjë nga mediat, përveç përfaqësueses së CIVIL Media. Kryetari i QMKZH, Nellko Nellkovski dhe tre bashkëpunëtorët e tij, megjithatë mbajtën prezantim në sallën e zbrazët të restorantit.
Nellkovski tha se vëzhgimi i QMKZH ka qenë i fokusuar në parandalimin e dhunës. Sipas raportit të QMKZH, zgjedhjet e 11 dhjetorit 2016, i shënuan tre karakteristika: ditë e qetë e zgjedhjeve, fushatë e qetë e zgjedhjeve dhe periudhë e qetë post-zgjedhore.
Në pyetjen e CIVIL-Media për vlerësimin e ngjarjeve para Komisionit Shtetëror Zgjedhor, gjatë shqyrtimit të ankesave të dorëzuara nga partitë politike, ku publiku ishte dëshmitar i thirrjeve për ndarje dhe tensione etnike, për dhunë, për “natën e thikave të gjata” dhe vokabularit jashtëzakonisht të ashpër të drejtuar kundër shoqërisë qytetare dhe bashkësisë ndërkombëtare nga lideri dhe përfaqësues tjerë të lartë të VMRO-DPMNE…, për kryetarin e QMKZH Nellko Nellkovski, mjafton që, siç thotë “nuk u derdh asnjë pikë gjaku dhe që nuk kishte të vdekur”.
“Është e vërtetë se kishte retorikë të ashpër, u ndezën edhe fuçi, por e tërë kjo ishte që të ngrohen, që ishte normale, duke marrë parasysh temperaturat e ulëta. ..U hodhën edhe petarda , por ne ishim vazhdimisht aty dhe nuk kishte dhunë dhe viktima. Shpesh bëhet konfuzion dhe paqja njerëzore identifikohet kur nuk ka viktima, dhe paqja politike. Por ne nuk mund të përfundojmë se kishim “zgjedhje Suedeze”, deklaroi Nellkovski.
Për QMKZH, siç mund të vërehet nga Raporti përfundimtar, gjuha e urrejtjes, thirrjet për dhunë dhe presioni mbi punën e KSHZ nuk janë të mjaftueshme që të kritikohen ngjarjet në periudhën post-zgjedhore. Ajo që këtë organizatë si vëzhgues e intereson është nëse ka dhunë fizike dhe të vdekur, gjë që në shtet i cili për 27 vite është i pavarur dhe demokratik, duhet të jetë e tejkaluar si skenar i mundshëm, dhe të synojë për zgjedhje në të cilat votuesit do të mund të votojnë sipas bindjes së tyre, pa presione dhe kërcënime.
Përveç vëzhgimit në ditën e zgjedhjeve, me nga një vëzhgues në çdo qytet, QMKZH ka realizuar edhe takime në selitë e partive dhe në tubimet e një pjese më të madhe të partive politike të cilat morën pjesë në zgjedhjet. CIVIL-Qendra për Liri, menjëherë pas zgjedhjeve në dhjetor, ka reaguar për raportin e organizatës joqeveritare QMKZH, në të cilin, mes tjerash, pretendohet se zgjedhjet ishin festë e demokracisë, të realizuara pa asnjë incident, në të gjitha vendvotimet, në të gjitha qytetet dhe fshatrat e Republikë së Maqedonisë”, gjë që sipas QMKZH “ tregon për pjekurinë e tërë popullit” dhe e “vërteton zhvillimin e Republikës së Maqedonisë si Demokraci Zgjedhore”!
Në raportin QMKZH “Vlerësimin…” e fillon me shprehje lëvdate “ deri te të gjitha institucionet e kyçura në zbatimin e zgjedhjeve parlamentare në vitin 2016, partive politike, Qeverisë dhe Kryeministrit për zbatimin e zgjedhjeve (!?), Ministrinë dhe Ministrin për Punë të Brendshme dhe Komisionin Shtetëror Zgjedhor. Këtu bëjnë pjesë edhe të gjithë anëtarët e partive politike, përbërja e policisë, të gjithë anëtarët e bordeve zgjedhore dhe Komisionet Komunale Zgjedhore dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë”!
Pa lëvdata, siç udhëzoi Civili, nga QMKZH, mbetën vetëm “fantazmat”, qytetarët e “zhdukur”, udhëtarët në “trenin Bullgar”, ata që kërcënoheshin, ushtronin presion dhe përhapnin frikë…
Pas vëzhgimit të zgjedhjeve, në periudhën e ardhshëm, QMKZH paralajmëron realizimin e dy projekteve të reja, “Parandalimi qytetar” dhe “ Sporti i shëndoshë për shoqëri të shëndoshë”, ndërsa si pjesë e këtyre projekteve është edhe përgatitja e aksionit “ Të gjithë në mbrojtje”.