Publikimi “Zgjedhjet 2016: Raporti përfundimtar nga vëzhgimi afatgjatë i procesit politik dhe zgjedhjet e parakohahsme parlamentare në Republikën e Maqedonisë”, në botim të CIVIL-Qendrës për Liri, u prezantua sot.
Në promovimin e publikimit, në sallën e plotë të hotelit Park Residence, E.S. d-r Kristine D. Althauzer, Ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë, mbajti fjalën hyrëse me të cilën e përshëndeti bashkëpunimin e suksesshëm me Civilin dhe orvatjet e tërë ekipit i cili ishte i kyçur në përgatitjen e publikimit voluminoz.
“Jam tepër kurreshtare të lexoj më tepër për gjetjet e Civilit për vëzhgimin e procesit zgjedhor. Nga puna e Civilit është e qartë që ekziston frikë dhe pasiguri te votuesit. Gjithashtu, mund të vërehet se qytetarët kanë dijeni të kufizuar për të drejtat e tyre votuese. Posaçërisht më pëlqen që përmes shfrytëzimit të mundësive të cilat i ofron interneti, Civili ka arritur të inkuarjojë qytetaret dhe qytetarët të marrin pjesë në procesin zgjedhor”, theksoi Ambasadorja Althauzer.
Pastaj, para përfaqësuesve të shumtë të Ambasadave të huaja, sektorit joqeveritar, mediave, si dhe një pjese të vëzhguesve të Civilit, fjalën e mori Presidenti i Civilit, Xhabir Deralla.
“Sot në mëngjes mu lajmërua një zyrtar shtetëror, i cili pavarësisht nga përvoja 20 vjetore e punës , është i larguar nga puna për shkak të mbështetjes së tij ndaj Revolucionit të Larmë, aktivizmit, për të cilin disa herë ka qenë i paralajmëruar, për shkak të pjesëmarrjes në emision debativ në të cilin e ka prezantuar qëndrimin e tij. Ky rast është edhe një motiv të vazhdojmë me punën tonë, në kontekst zgjedhor, por edhe më gjerë”, e filloi fjalimin e tij Deralla.
“Raporti të cilin sot e prezantojmë, është përgatitur gjithë vitin. Ai përmban informata nga terreni, të cilat ekipi i Civilit i mblodhi dhe i ka publikuar në portalet e veta. Në ditën e zgjedhjeve, deri në Civil arritën 750 raporte të cilët i përgatitën 308 njerëz, të cilët dëshironin të qëndrojnë me ne, dhe ta vëzhgojnë ditën e zgjedhjeve. Ky publikim është material i përmbledhur, i kompresuar, për atë që ndodhte në ditën e zgjedhjeve, por edhe gjatë tërë vitit. Është e përgaditur nga njerëz që flisnin në gjuhen e qytetarëve, pa doreza diplomatike. Civili është e njohur si organizatë e cila nuk bën kompromise dhe për atë e kemi besimin, theksoi Deralla, duke iu referuar përgatitjes së publikimit.
“Zgjedhjet 2016: Raporti final nga vëzhgimi afatgjatë i procesit politik dhe zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Republikën e Maqedonisë”, përmban raporte, rekomandime dhe kërkesa të përgaditura nga vëzhguesit afatgjatë dhe ekipit të ekspertëve. Në publikim janë vendosur edhe informata për presionet mbi administratën, paraqitjet e Civilit të lidhura me procesin zgjedhor dhe raporte të ditës së rivotimit në Tearcë, e cila sipas Civilit, është ilustrim i vogël i problemeve të mëdha të Maqedonisë.
“Theksi është mbi tërë aktivitetin dhe nivelin e kulturës politike të liderëve të dy partive Maqedonase, Nikolla Gruevski dhe Zoran Zaev, nga nënshkrimi i marrëveshjeve, deri te realizimi përfundimtar që u rrumbullakësua me zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat u mbajtën më 11 dhjetor. Rakursi i analizës politike në vazhdimësi e përfshin edhe punën e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, e cila sipas vlerësimeve të mia, nuk arriti ta pastrojë Listën e Votuesve. Analiza e punës së trupit rregullues ad-hok, dhe emërimi i redaktorit përgjegjës të Programit informativ të Televizionit Maqedonas, në periudhën prej 100 ditë deri në zgjedhje, duke e përfshirë edhe ditën e zgjedhjeve, gjithashtu ishte segment imperativ i analizës”, theksoi Monika Taleska, e cila e prezantoi tekstin e saj “Dyqind ditë të rënda për Maqedoninë”, i cili është pjesë e publikimit.
Para të pranishmëve u drejtua edhe Sandra Gavrillovska, eksperte juridike e Civilit.
“Duke e pasur parasysh kohën e pakohë në të cilën jetojmë dhe duke e pasur parasysh sindromin Maqedonas të harresës së shpejtë, ky publikim është me rëndësi të veçantë për ngjarjet tronditëse, për realitetin që po shndërrohet në iluzion. Besoj se së bashku, me mbështetje të ndërkombëtarëve, do të arrijmë ta fitojmë betejën për shtet juridik dhe të lirë”, tha Gavrillovska.
“Shkup – Makedonski Brod – Dollnen – Krushevë –Demir Hisar – Novaci – Manastir- Kumanovë – Shkup…Prej mëngjesi deri në mbrëmje. Me një makinë, rruga prej 500 kilometra nëpër Maqedoni, me vizita të gjashtë vendeve të banuara, për 18-19 orë…Kjo është vetëm një ditë nga projekti “Përpara!”, të cilin gjatë vitit të kaluar e zbatoi ekip i “larmë”, i cili është dëshmi për atë se si mund të funksionojë një grup njerëzish të popujve, religjioneve, moshës, përvojave dhe traditave të ndryshme…Para çdo udhëtimi, çdo gjë ngjante si improvizim klasik ballkanas, por këto 200 faqe janë dëshmi se puna jonë është e suksesshme. Titulli i tekstit tim, që është i shkruar si hyrje për publikimin, “Projekti Liri”, dhe sinqerisht shpresoj që projekti ynë i ardhshëm do të quhet “Maqedonia e liruar”. Deri atëherë, ne vazhdojmë, me sloganin – aktivizëm, zhurnalizëm dhe idealizëm”, tha redaktori i CIVIL Media, Sinisha Stankoviq.
“Fushata më e pistë deri tani” është teksti të cilin për publikimin e përgatiti analisti mediatik Petrit Saraçini. Në fjalimin e tij në gjuhën Maqedonase dhe Shqipe, Saraçini i theksoi aspektet më të rëndësishme të punës.
“ Ajo që e konstatuam është shprehje tronditëse dhe brutale e realitetit në të cilin gjendet Maqedonia. Në kushte pothuajse anormale, ambienti mediatik ishte fushë beteje për kushte minimale për zgjedhje të besueshme. Kushte minimale dhe ambient më i volitshëm mediatik, ishin të siguruara me ndryshimet e Marrëveshje së Përzhinës. Sidoqoftë, çdo gjë që pamë në këtë shoqëri të ndarë është se mediat janë larg nga të qenit në nivelin e detyrës, si rojtarë të interesit publik. Në vend të debatit, ishim dëshmitarë të fushatës në një drejtim, e paguar ose e pa paguar. Përfundimi është se pa përmirësimin e situatës politike, nuk mund të pritet përmirësim i gjendjes së mediave”, theksoi Saraçini.
“Gjendja katastrofale me Listën e Votuesve pamundësoi një numër të madh të qytetareve dhe qytetarëve ta realizojnë të drejtën e tyre votuese. Votuan fantazma dhe njerëz të vdekur, ndërsa të gjallit nuk mundën të votojnë! KSHZ nuk arriti tu’ a mundësojë të drejtën për votë të gjithë qytetareve dhe qytetarëve me të drejtë për votë. Përgjegjësit për këtë gjendje duhet të ballafaqohen me pasojat nga kjo rrëmujë në Listën e Votuesve dhe shkeljen e të drejtës votuese”, tha Biljana Jordanovska, një nga autoret e publikimit, e cila foli edhe për problemet të cilat i regjistruan vëzhguesit e Civilit në ditën e zgjedhjeve.
“Përgjegjësia është te partitë politike të cilat u kuptuan dhe bënë marrëveshjen për metodologjinë për pastrimin e Listës së Votuesve dhe ata i zgjedhën “delegatët” në KSHZ. U them delegatë sepse vepronin vetëm pas delegimit të urdhrave nga shtabet partiake.Partitë politike me Qeverinë teknike për zbatimin e zgjedhjeve, krijuan kushte dhe siguruan ditë të qetë të zgjedhjeve, por mandej u shkelën të gjitha afatet edhe për shpalljen e rezultateve zyrtare, dhe për veprimin me ankesat…Duhet të mendohet për ndryshimin e modelit zgjedhor”, kjo është pjesë nga vërejtjet të cilat i prezantoi eksperti juridik i Civilit, dhe Presidenti i mëparshëm i KSHZ, Aleksandar Novakoski.
“Ky eveniment është i organizuar tepër herët. Zgjedhjet nuk kanë mbaruar, vijon fazë e komplikuar, besoj se, e cila, për fat të keq, do të pranojë dimensione të rrezikshme. Shohim që në tentimet për falsifikimin e vullnetit të shumicës së qytetarëve, marrin pjesë edhe institucionet kryesore, me ndërhyrje të drejtpërdrejtë – jo vetëm me interpretim, por edhe me shkelje jo vetëm të ligjeve, por edhe të Kushtetutës. Mendoj në aventurën e fundit të Ivanovit. Ne ecim në skajin e humnerës në të cilën duan të na tërheqin ata të cilët mendojnë që nëse ata nuk do të sundojnë, do të vjen deri te fundi i botës dhe kohës, dhe se Maqedonia nuk do të ekzistojë…Sektori qytetar nuk ka problem me ekspertë, ka problem me bazën. CIVIL është e ndryshme nga 95% nga organizatat tjera joqeveritare. Ajo cilësi e Civilit vjen nga kontakti i vazhdueshëm me njerëzit, kjo është organizatë qytetare, është shumë më e rëndësishme se ekspertizat të cilat ne i kontribuojmë në Civil”, ishte konstatimi i d-r. Sasho Ordanoski, i cili e mbylli evenimentin e sotëm.
Në përgatitjen e këtij raporti merr pjesë i tërë ekipi i projekteve i Civilit dhe ekipi i ekspertëve i përbërë nga d-r Sasho Ordanoski, Aleksandar Novakoski, Sandra Gavrillovska, Dragan Zeliq (GONG, Kroaci), Heder Roberson Gaston (SHBA).
Evenimenti i sotëm është rrumbullakësim i projektit “Përpara!” i mbështetur me mjete Gjermane pranë Paktit për Stabilitet të Evropës Juglindore, i zbatuar në periudhën nga 1 janari 2016 deri 31 janari 2017. Projekti PËRPARA! Siguroi vëzhgim të procesit politik dhe zgjedhjet e parakohshme në Republikën e Maqedonisë.