Dragan Zeliq, eksperti nga organizata GONG nga Kroacia, në panel-diskutimin e organizuar në pres –qendrën e CIVIL-Qendrës për Liri, menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve, më 11 dhjetor, ka folur për përshtypjet e tij dhe njohjet nga fushata dhe dita e zgjedhjeve në Maqedoni, për “fantazmat” dhe për qytetarët e zhdukur nga Lista e Votuesve, për atmosferën e frikës dhe për “gjuetinë në mjegull”, si dhe për keqpërdorimin politik të fëmijëve dhe për mbrojtjen e vlerave themelore demokratike.
Vlerësimi për ditën e zgjedhjeve…
“Në rend të parë, duhet t’u urohet të gjithë qytetarëve të Maqedonisë për këto zgjedhje të rëndësishme, pas të gjitha krizave politike gjatë viteve të kaluara, pas të gjitha maltretimeve politike, sidoqoftë u arritën disa standarde minimale për mbajtjen e zgjedhjeve, dhe urime për daljen e madhe. Unë u uroj edhe ju, CIVIL, si dhe vëzhguesve tjerë të cilët v vëzhgonin zgjedhjet, sepse kjo nuk është punë e lehtë, posaçërisht në kushte të këtilla. Urime deri te vëzhguesit tuaj të cilët kanë kryer detyrë të rëndësishme dhe me përgjegjësi të madhe – të informojnë për parregullsitë zgjedhore të cilat kanë ndodhur.
Pjesa më e madhe e qytetarëve kanë mundur ta realizojnë të drejtën e tyre për votim në kushte të ndryshme. Mirëpo, hije serioze mbi procesin zgjedhor hedhin rastet në të cilat qytetarë të caktuar të Maqedonisë, qindra, ndoshta edhe mijëra qytetarë, nuk kanë mundur ta realizojnë të drejtën e tyre për votim. Do të thotë, unë mund të votoj, ndërsa ju nuk mund të votoni, gjegjësisht, nuk jemi në pozitë të barabartë. Nuk duhet të harrohet se Maqedonia është kandidate për hyrje në Bashkimin Evropian, ndërsa në një vend-kandidat, gjëra të këtilla nuk duhet të ndodhin. Këto punë nuk ndodhin me inerci , ekzistojnë institucione të cilat duhet këtë ta punojnë dhe t’i mundësojnë secilit qytetar të mund të votojë, për fat të keq, te ju kjo nuk ndodhi.
Për fat të keq, nuk mund të them se bëhet fjalë për gabime teknike. Është e çuditshme, “fantazmat” duhej të pastrohen, ndërsa është e qartë se nuk janë të pastruara. Por, janë të shlyer njerëz të gjallë e të shëndoshë, të cilët nuk kishin frikë, të cilit kishin dëshirë të votojnë dhe ta realizojnë të drejtën e tyre qytetare, e nuk kanë mundur ta realizojnë. Dikush mund të thotë se është gjë normale të bëhen gabime, por kur ndodh gabimi, duhet t’u tregohet njerëzve dhe të gjendet mënyra t’u mundësohet të votojnë.
Pamë se sot jepeshin letërnjoftime, dhe është mirë që njerëzit të cilët e kanë këtë të drejtë, tu jepen letërnjoftime, mirëpo është e pabesueshme, njerëzit që nuk janë “fantazma” të mos mund të votojnë. Në Kroaci, nëse nuk jeni në Listën Zgjedhore, në ditën e zgjedhjeve duhet të shkoni në Zyrën e administratës së përgjithshme dhe ju japin vërtetim. Dhe me atë vërtetim shkoni të votoni. Është e pabesueshme se pse kjo nuk u bë sot në Maqedoni. Unë nuk mund të largohem nga përshtypja se bëhet fjalë për veprime me motivim politik. Nuk pati vullnet të mjaftueshëm politik që të rregullohet Lista e Votuesve, kjo nuk është ndonjë shkencë e veçantë, kjo mund të bëhet dhe nuk e di se cila është arsyeja që shumë qytetarë sot mbetën pa të drejtën e tyre për votim..
Puna e parë me të cilën duhet të merret qeveria e re…
Maqedoninë e pret punë e madhe rreth rregullimit të legjislaturës zgjedhore dhe regjistrimit të popullsisë, siç edhe Kroacia ka punë rreth legjislaturës zgjedhore. Edhe ne kemi pasur probleme me Listën e Votuesve, por tani situata është mjaft më e mirë, dhe në atë aspekt mund të përcillet ndonjë përvojë dhe dijeni. Qeveria e re do të duhet t’i jep përparësi kësaj, nëse dëshiron të ekzistojë shtet ligjor, siç thamë në fillim.
Ka një thënie –“ Më lehtë është të gjuash në mjegull”. Maqedonia nuk duhet patjetër ta rregullojë Listën e Votuesve, por atëherë, dikush do të gjuajë në mjegull. Nëse në njësi të caktuara zgjedhore sonte arrihet deri te rezultat i ngushtë, ku mund të vendosin edhe disa qindra vota, dhe me siguri se do të jetë kështu, dikush do të mund ta parashtrojë pyetjen: vallë do ta vendosin fituesin ata që sot nuk patën mundësi të votojnë në ato njësi zgjedhore? Ajo që më befason në mënyrë negative, është heshtja e institucioneve, Xhabiri veç më e përmendi këtë, para së gjithash, Komisioni Shtetëror Zgjedhor po aktron sikur kjo nuk është lojë e tyre, dhe sikur ata nuk vendosin. Nuk kuptojnë se sa është me rëndësi të shprehen dhe të tregojnë së paku diçka, që publiku të mos e humbë besimin në procesin zgjedhor? Besimi në procesin zgjedhor është gjëja më e rëndësishme nëse qytetarët nuk kanë besim në rezultatin zgjedhor, atëherë e tërë arkitektura politike rrënohet dhe do të dyshojnë në çdo gjë.
Gjatë viteve të kaluara, në Maqedoni keni pasur pushtet “të fuqishëm”, i cili ka qenë mjaft “prezent” në shumë institucione të cilat duhej të jenë të pavarura. Pasojë nga e tërë kjo është frika që u paraqit te një pjesë e qytetarëve. Unë mendoj se kjo i shënoi këto zgjedhje. Plotësisht i kuptoj qytetarët që frikësohen kur dikush do t’u lajmërohet t’i pyesë nëse kanë votuar. Qytetari ndoshta nuk dëshiron të dalë nga shtëpia dhe nuk dëshiron të votojë për asnjërin, por frikohet se nesër mund ta humbë punën, se bashkëshortja do ta humbë punën, ose dikush nga familja, këto nuk janë situata të mira.
Derisa isha këtu, e ndjeva atmosferën e kësaj frike, ndërsa aty ku ka frikë, nuk ekziston demokraci! Maqedonia nuk është rast i vetëm, dhe në Kroaci në zgjedhjet lokale ka njerëz të cilët kanë frikë nga sherifët lokalë. Kundër kësaj duhet të gjithë të luftojmë, në veçanti për këtë, CIVIL jep kontributi të madh. Edhe MOST dhe organizatat tjera joqeveritare, ndërsa shoh se edhe mediat pak janë liruar dhe mendoj se më në fund, mediat do të kuptojnë se cili është roli i tyre, sa e fortë është pozita e tyre, dhe se do të mbrohen nga presionet politike dhe do të vendosin standarde demokratike në këtë vend.
Përgjegjësia e institucioneve…
Komisioni Shtetëror Zgjedhor është i obliguar për Listën e Votuesve, në bashkëpunim me Ministrinë për Punë të Brendshme, dhe në situatë të këtillë kur KSHZ nuk ka ofruar shpjegim, nuk ka ofruar zgjidhje, janë fshehur si minjtë në vrimë, së paku do të ishte korrekte t’i ofrojnë mandatet e tyre në dispozicion, e të mos flas për dorëheqje. Këtu bëhet fjalë për punë serioze, nuk bëhet fjalë për shkurtimin e ndonjë të drejte, bëhet fjalë për të drejta themelore kushtetute, të cilat janë bazë e demokracisë, e kjo nuk është punë e vogël…
Aq sa kam ndjekur, fëmijët nuk ishin vetëm sot të keqpërdorur në kontekst zgjedhor, por edhe paraprakisht kanë qenë të keqpërdorur. Kjo është për çdo gjykim, kjo është tregues se sa politikanët janë mizorë…Kudo në botë, jo vetëm në Maqedoni, flas edhe për Kroaci, politikanët të ulen në nivel aq të ulët të shfrytëzojnë fëmijë në fushata!? Kjo është për gjykim dhe është mirë që ju nga CIVIL këtë e gjykuat dhe flisni për këtë. Në Kroaci ndodhin këto gjëra edhe më tej, për fat të keq, por Avokatja e Popullit për fëmijëve automatizëm reagon. Nuk e di nëse në Maqedoni keni Avokat të Popullit për të drejtat e fëmijëve, por ekzistojnë edhe ombudsmanë tjerë. Është në rregull të reagojnë organizatat joqeveritare, mediat të përcjellin, por pse i kemi institucionet? Ato institucione i paguajnë qytetarët Maqedonas dhe atë institucione duhet të lajmërohen dhe t’i gjykojnë publikisht këto gjëra! Dhe ndoshta në zgjedhjet e ardhshme kjo nuk do të ndodh më.
Promovim, e jo rrezikim i vlerave demokratike
Nëse qeveria e re, e kaluara, ose cila do qeveri nuk punon për ndryshime, nuk punon për zhvillimin e vendit, do të mbetet presioni nga qytetarët, presioni mbi organizatat joqeveritare, do të ketë edhe media të veçanta të cilat do të bëjnë presione, dhe nuk janë të përjashtuara edhe rrugët…Nëse në mënyrë të mirë nuk paralajmërojmë, ofrojmë zgjidhje, e ju nuk dëgjoni, atëherë do të dilet në rrugë, e pastaj do të shohim se si do të bëhet, sepse kjo është mjet demokratik. Kuptohet, në mënyrë paqësore, por edh këtu ka nuanca.
Unë do ta tregoj rastin me Kroacinë, ne i kemi pasur HDZ me vite në pushtet, pastaj i kishim SDP, me të vërtetë për më pak vite, por njerëzit kuptuan se as HDZ e as SDP si parti të mëdha, nuk janë ajo që pretendojnë, i kanë dëshpëruar ato parti të mëdha dhe janë paraqitur lojtarë të mëdhenj, si “Most” (Ura) dhe “ZhivI zid”( Muri i gjallë). Dhe kjo është porosia kryesore politike deri te partitë politike maqedonase, të kuptohet seriozisht demokracia dhe të mos e rrezikojnë! Kjo është puna themelore e secilës qeveri. Në të kundërtën, do të vijnë lojtarë të rinj dhe do të marrin një pjesë të votave, gjë që është demokratike, dhe mendoj se kjo und të ndodhë në Maqedoni.