Ditën Ndërkombëtare të Solidaritetit të Njeriut, Maqedonia e priti me 200.299 të papunësuar. Rreth 27.300 amvisëri janë shfrytëzues të rregullt të ndihmave financiare sociale, sepse jetëjnë në kufirin e ekzistencës. Në kërkim të kushteve më të mira për jetë, nga Maqedonia, sipas evidencës së KSHZ, janë larguar 250, 695 qytetarë, të cilët qëndrojnë dhe punëjnë jashtë shtetit. Ndërsa, rreth 600.000 qytetarë edhe për shkak të mos realizimit të të drejtave elementare të njeriut, ia kthyen shpinën vendlinjdes.
Qytetarët janë të ndarë dhe të diskriminuar nga të gjitha spektet: nacionale, etnike, fetare, partiake…Po shkelen të drejtat dhe liritë e njeriut në çdo hap.
Jasmina Stojkoska, me vështirësi e realizon të drejtën e saj për mbrojtje shëndetësore.
Sherif Maliqi nuk mund ta realizojë të drejtën e banimit.
Miftar Bajramoski nuk mund ta realizojë të drejtën për punësim.
Sara Sejfulla nuk mund ta realizojë të drejtën për punë edhe si magjistre e drejtësisë, sepse nuk ka orientim politik.
Shumë qytetarë nuk mund ta realizojnë të drejtën e tyre për votim, sepse janë të shlyer nga Lista e Votuesve. Maqedonia po “mbytet” në ndotjen e ajrit, për shkak të zbatimit të parregullt të rregullores ligjore. Qindra qytetarë në të gjitha vendet e banuara, për çdo muaj evidentohen si të sëmurë nga kanceri dhe sëmundje kardiovaskulare, ndërsa shteti nuk del me strategji për përmirësimin e gjendjeve të cilat e zmadhojnë morbiditetin dhe mortalitetin. Procesi i arsimit po përjeton degradim.
Diskriminimi partiak gjatë punësimeve, kushtet e këqija ekonomike për jetë, trajtimi jo i barabartë para institucioneve shtetërore…rezultojnë me shpërngulje masovike të qytetarëve jashtë vendit.
Shprehja e urrejtjes, thirrjet për linçim të funksionarëve partiak dhe politikanëve të shquar, janë vërtetim për procsein progresiv të krijimit të greminës mes qytetarëve dhe për thellësimin e krizës shoqërore-ekonomike dhe politike në Maqedoni. Në emër të mosdënimit partiak, në masë të madhe shkelen të drejtat dhe liritë e njeriut.
Të gjitha këto gjendje vetëm ilustrojn se Maqedonia, edhe pse anëtare e KB nga viti 1993, dhe nënshkruese e marrëveshjeve ndërkombëtare për më tepër të drejta dhe liri të njeriut, në pragun e vitit 2017, është shtet- peng i strukturave kriminale politike, nusproduket e të cilave po e helmojnë shtetin.
Për këtë arsye, pikërisht sot, në Ditën Ndërkombëtare për të drejtat dhe solidaritetit të njeriut, CIVIL bën thirrje që të ndalen ndarjet, urrejtja, mosrespektimi i të drejtave dhe lirive të njeriut, të ndalohet shkatërrimi i mjedisit jetësor dhe i shoqërisë në përgjithësi! Institucionet e vendit, por edhe aktorët politik, të fokusohen në prodhoim të zgjidhjeve, e jo – të krizave të reja!