Në atmosferë e cila në momente nuk i ngjante një institucioni shtetëror, posaçërisht jo një komisioni me detyrë serioze dhe përgjegjëse, anëtarët e KSHZ kanë refuzuar edhe ankesën e pestë, të gjashtë dhe të shtatë nga Besa, dhe pas punës katër orëshe, u larguan për drekë…
Siç informon vëzhguesi i CIVIL –Qendrës për Liri, i cili e përcjell punën e KSHZ, pas pauzës një orëshe, do të shqyrtohen tetë ankesat e LSDM, dhe në fund do të shqyrtohet ankesa e fundit, e tetë nga Besa, prezencë të kryetarit të Bordit Zgjedhor nga Vendvotimi 0369/1 në Gostivar ose kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor i Gostivarit dhe të vëzhguesit të Besës nga vendvotimi. Bëhet fjalë për rast në të cilin në vend të një qytetareje, ka votuar person tjetër, asaj nuk i kanë lejuar të votojë.
Ankesa e pestë e Besës ishte për vendvotimin 1005 në fshatin Opajë, Komuna Likovë, në Njësinë e Dytë Zgjedhore, për shkak të lëndimit të privatësisë së votimit, për arsye se një person ka marrë me vete fletëvotimin dhe është larguar jashtë Vendvotimit, dhe pas një kohe është kthyer me fletëvotimin dhe ka votuar. Anëtari i KSHZ nga PDSH, Bedredin Ibrahimi, ka thënë se për rastin është dashur menjëherë të reagojë policia, gjegjësisht, të reagojnë anëtarët e bordit që të mund të intervenojë policia. Ankesa ishte e refuzuar njëzëshëm.
Në ankesën e gjashtë, Besa ka kërkuar rinumërimin e votave në tërë Komunën e Gazi Babë, për arsye të dyshimit për mospërputhjen e numrave nga procesverbalet nga vendvotimet me rezultatet e komisionit Komunal. Edhe kjo ankesë u refuzua, me nëntë vota “kundër”.
Ankesa e shtatë nga Besa, e dorëzuar për shkak të shkeljes së procedurës së votimit në më tepër vendvotime në Komunën Tetovë, në Njësinë e Gjashtë, gjithashtu u refuzua njëzëshëm, me qëndrim të KSHZ se nuk janë dorëzuar dëshmi për mospërdorjen e UV-llambave dhe sprej-it, gjegjësisht, se nuk ka dëshmi se ka qenë e lejuar të votohet në vend të personave jashtë republikës së Maqedonisë, si de votimit familjar dhe grupor.
Argumentet e KSHZ përsëri ishin se vërejtjet janë të përgjithshme dhe se KSHZ nuk mund t’i verifikojë.