CIVIL ka arritur deri te audio dëshmi për blerje të votave në Demir Hisar. Blerja e votave është pjesë e disa raportimeve edhe të vëzhguesve tjerë. Për momentin, po verifikohen paraqitjet tjera për ryshfet ndaj votuesve nga më tepër komuna të ndryshme. Është e qartë se ryshfeti po fiton në përmasa në pjesën e dytë nga dita e heshtjes zgjedhore.
CIVIL kategorikisht kërkon të ndalohet me blerjen e votave dhe intervenim urgjent të institucioneve përkatëse që të shpëtohet procesi zgjedhor, gjegjësisht, vullneti i qytetarëvetë respektohet në pajtim me të drejtën e tyre fundamentale për votë.
CIVIL –Qendra për Liri ka pranuar mbi 30 raportime të reja nga vëzhguesit e caktuar anembanë vendit dhe mbi 50 thirrje dhe mesazhe nga qytetare dhe qytetarë të cilët lajmërojnë për presione dhe kushtëzime, shkelje të heshtjes zgjedhore, si dhe gjetje për ryshfet të votuesve. Gazetarë qytetarë me zell shënojnë çdo gjë që ndodh në tërë vendin.