Përfaqësues i KSHZ, mbrëmë, 45 minuta pas mesnatës, në SPB Manastir ka paraqitur se kryeredaktori i një gazete ditore e ka kushtëzuar, për arsye se paraqitësi e ka refuzuar ofertën për shtypje të listave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e ardhshme, në gazetën e tij.
Siç informoi MPB në buletinin ditor, rasti ka ndodhur dje “rreth ora 16,30”, derisa përfaqësuesi i KSHZ, me edhe dy persona tjerë, ka udhëtuar për Manastir për mbikëqyrje të shtypjes së materialit zgjedhor. Redaktori i gazetës, në bisedë telefonike, i është kërcënuar përfaqësuesit të KSHZ, se, nëse e bën shtypjen e listave të kandidatëve në gazetë tjetër, do të publikojë tekste me përmbajtje komprometuese për atë, me gënjeshtra dhe të pa vërteta.
“Personi e ka fyer me fjalë ofenduese dhe të ndyta dhe nëse nuk i kthehet shumë e caktuar e parave (20.000 euro) do të jepet në gjyq”, thuhet në buletinin ditor në MPB.
MPB punon në dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të rastit.