700 të punësuarit në kombinatin “Jugohrom” nga Jegunovca, do të mbesin në punë deri në fund të vitit. Por, fati i tyre i punës dhe ekzistenca e familjeve të tyre do të jetë e sjellur në pyetje, sepse filtrat për mbledhjen e pluhurit do të ndërtohen në prill. Ata kërkojnë nga Inspektorati për Mjedisin Jetësor që urgjentisht ta tërheq vendimin me të cilin ndalohet puna e kompanisë.
“Mendojmë se “Jugohromi” nuk është vetëm arsye për ndotjen e ajrit të Tetovës dhe rajonit. Kësaj here arritëm të bëjmë marrëveshje me menaxherët, që deri në fund të vitit të pranojmë rrogë, edhe pse rroga për muajin dhjetor do të na paguhet me 70%. Mirëpo, nëse firma nuk punon deri në prill, kur pritet të kryhet ndërtimi i objekteve për zvogëlimin e ndotjes së ajrit, kjo është kërcënim serioz për ardhmërinë e punës tonë. Kërkojmë nga Inspektorati për Mjedis Jetësor urgjentisht ta tërheq vendimin për ndalesë. Ne të vazhdojmë me punë, dhe ndërtimi i objekteve të vazhdojë në mënyrë paralele”, deklaroi për Green CIVIL, Bajram Amiti, kryetari i Sindikatës së firmës.
Sindikata dhe ekipi i menaxherëve sot kanë mbajtur konferencë për shtyp, me kërkesë që frima të vazhdojë me punë.
“Menaxhmenti i “Jugohromit” ka treguar kuptim për të punësuarit, për rajonin që graviton rreth fabrikës, dhe unë, si drejtor i përgjithshëm, kë korrelacion me menaxhmentin, kam vendosur – që të punësuarit edhe më tej të mbesin në marrëdhënie të rregullt pune”, tha Vasko Skenderovski në konferencën e sotme për shtyp.
Megjithatë, sipas Skenderovski-t, në dhjetor, në takim të ri me Sindikatën, përsëri do të shqyrtohet çështja e marrëdhënies së punës të të gjithë të punësuarve, për arsye se humbjet mujore në kushte kur firma nuk punon, janë mbi 300.000 euro. Ai shpreson për vendim pozitiv nga Komisioni i shkallës së dytë të Qeverisë, deri te cila “Jugohrom-i” ka dorëzuar ankesë për vendimin e Inspektoratit. Skenderovski shpjegon se firma vonohet me ndërtimin e objekteve për zvogëlimin e ndotjes, sepse lejen për ndërtim e kanë pranuar më 18 qershor, dhe se afati kohor prej 5 muaj është tepër i shkurtë për kryerjen e ndërtimit.
Të punësuarit dyshojnë se vendimi i Inspektoratit në periudhën para zgjedhjeve, ka sfond politik.
“Si të kuptohet ndryshe qëndrueshmëria e vendimit të Inspektoratit. “Jugohrom” ka punuar kur nuk ka pasur leje ndërtimi. Tani, kur punon seriozisht në realizimin e ndërtimit të objekteve për zvogëlimin e ndotjes së ajrit, vendoset me mbështetje të Komunës së Tetovës”, shprehen të punësuarit në “Jugohrom”.
Njohësit e ngjarjeve thonë se “Jugohromi” me të vërtetë ka dorë në ndotjen e ajrit në Tetovë dhe rrethinë. Mirëpo, tregojnë se në raste të këtilla, kur rrezikohet ardhmëria e 700 të punësuarve, shteti duhet të ndërmarrë masa dhe të intervenojë që problemi të tejkalohet, ta vërejë dimensionin social për të punësuarit, por edhe të plotësohen standardet ekologjike.
“ Në fund, si në kohën kur Qeveria dhe partia qeverisëse në krye me liderin Nikolla Gruevski, në bazë ditore dhe në mediat pro-qeveritare dhe nëpër tubimet, paralajmërojnë hapjen e vendeve të reja të punës, tani, përnjëherë vendoset për mbylljen e fabrikës? Më në fund, pse vendim i këtij llojit nuk sillet për të gjithë ndotësit në rajonin e Tetovës? Dhe, kush është fajtor që qytetarët janë të varfër, pa punë, dhe me shfrytëzim të trupave të ndryshëm për ngrohje kontribuojnë në masë të madhe për ndotjen e ajrit”, reagojnë bashkëbiseduesit tonë.
Monika Taleska