Në rrjetet sociale janë përhapur spekulime se “Dita e drurit” do të zëvendësohet më 10 dhjetor, një ditë para zgjedhjeve, dhe gjatë heshtjes zgjedhore. Kjo hap shumë dilema në publik, rreth mundësive për keqpërdorim të të shtunës parazgjedhore, posaçërisht të për të punësuarit në sektorin publik dhe resurset publike.
Vendimi për mbajtjen e “Ditës së drurit” u sjell në seancë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, që u mbajt më 25 nëntor. Siç informoi Qeveria dje, më 30 dhjetor, pikërisht në ditën e cila u shpall si ditë jo-pune dhe e përkushtuar aksionit “Dita e drurit”, në seancën e njëjtë është marrë qëndrimi edhe për zëvendësimin e ditës jo-punuese.
“Në të njëjtën seancë u vendos qëndrimi, që dita e punës për zëvendësimin e aksionit të sotëm të bëhet gjatë vitit të ardhshëm, dhe u përfundua që vendimi për datën konkrete të sillet në mënyrë plotësuese në periudhën e ardhshme. Pas sjelljes së vendimit konkret, Qeveria do t’u informojë në mënyrë përkatëse”, qëndron në lajmërimin e djeshëm të Sektorit të Qeverisë për marrëdhënie me publikun .
Sipas informatave nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, nga Qeveria ende nuk kanë pranuar informatë konkrete se në cilën ditë do të zëvendësohet “Dita e drurit”. Jo-zyrtarisht, nga burime nga Ministria, kuptojmë se kanë pranuar paralajmërim nga Qeveria se informatë konkrete për këtë çështje, do të pranojnë gjatë ditës së sotme.
Presidenti i CIVIL –Qendrës për Liri, Xhabir Deralla, thotë se, nëse ndodh që dita para zgjedhjeve të jetë ditë pune, kjo do të hap mundësi për presione, keqpërdorime të resurseve publike, dhe shkelje të paparë të heshtjes zgjedhore.
“Zëvendësimi i “Ditës së drurit” para zgjedhjeve, me siguri se do të shfrytëzohet për propagandë maksimale dhe agresive, posaçërisht mes të punësuarve në sektorin publik, për presione mbi ata dhe për keqpërdorim të ashpër të resurseve publike, të cilat do të jenë të vendosura në funksion të propagandës zgjedhore. Nëse kjo me të vërtetë ndodh, do të jetë shkelje e heshtjes zgjedhore, si asnjëherë më parë”, vlerëson Deralla.